E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundershtoi Ramen, shkarkohet kreu i PS ne Kucove Qamil Xhani

Debati i zhvilluar me Kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama dhe mbeshtetja qe i ka dhene deputetit, Arben Malaj gjate turit per “Modernizmin e partive politike”, jane dy nga arsyet qe kane sjelle shkarkimin e kreut te PS-se se Rrethit ne Kucove, Arben Dosti. Ne mbledhjen e zhvilluar dy dite me pare me Asamblene e PS-se se Qarkut Berat, Sekretari Organizativ, Blendi Klosi i ka komunikuar shkarkimin nga detyra Dostit. Ne vend te tij, Klosi ka prezantuar kryetarin e emeruar Vangjel Shyti. Vendimi i eshte marre gjate takimit edhe me deputetet e Qarkut te Beratit. Klosi ka argumentuar se ndryshimi eshte bere ne funksion te ristrukturimit te partise. Burime nga selia roze thene dje se vendimin lidhet me motive personale dhe eshte kundershtuar nga socialistet e qarkut.

Arsyet

Edhe pse zyrtarisht eshte cilesuar si nje doreheqje, largimi i Dostit nga funksionet e PS-se se rrethit lidhet me nje konflikt te zhvilluar dy muaj me pare me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Ne takimin e zhvilluar pas 8 majit, Rama ka deklaruar ne Berat se problematika e zgjedhjeve vjen nga baza e partise. Kreu i PS-se se rrethit, Dosti ka kundershtuar Ramen, duke deklaruar se problemet me zgjedhjet vijne nga lidershipi i PS dhe jo nga baza. Ne menyre me direkte ai ka akuzuar Ramen, se me zgjedhjet qe beri per kandidaturat ne qarkun e Beratit po shkaterron Partine Socialiste. Ne kete takim, Dosti ka akuzuar direkt Ramen se me menyren sesi po e drejton PS, po e shkaterron ate. Mbledhja me tone forta dhe akuzat personale duket se kane qene dhe motivi kryesor i largimit me “doreheqje” te Dostit. Por vec debatit, burime nga selia roze bejne te ditur se arsye e shkarkimi lidhet dhe me aktivitetin e Dostit ne strukturat e partise. Arben Dosti ishte nder te paktet te zgjedhur vendor te PS-se qe mori pjese ne takimin e zhvilluar nga deputeti Arben Malaj ne turin e tij per “Modernizimin e partive politike”, pak dite me pare. Mbeshtetja e nje prej kritikeve te politikes se ndjekur nga lideri aktual i PS-se eshte cilesuar si nje argument i mjaftueshem per te kerkuar shkarkimin e kreut te deges se PS-se.

Vendimi

Burime nga Partia Socialiste thane per gazeten se shkarkimi i Dostit eshte bere gjate mbledhjes se Asamblese se Partise Socialiste te Rrethit, ku kane qene te pranishem deputetet Ermonela Felaj dhe Sekretari Organizativ, Blendi Klosi. Klosi ka komunikuar shkarkimin dhe emerimin ne detyre te Vangjel Shytit. Ne mbledhje ka pasur debate per menyren e emerimit te Shytit. Anetaret e Asamblese kane deklaruar se shkrimin e kryetarit nuk mund ta beje Sekretari Organizativ dhe as vet kryetari i Partise Socialiste. Sipas statutit, zgjedhja e kreut te PS-se ne rang rrethi behet nga anetaret e asambleve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›