E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Hoxha: U takova me Withers, nuk fola per Shkelzen Berishen

Shtohen hijet e dyshimit mbi kabllogramet qe jane publikuar keto dite nga Wikileaks, pasi nje ish zyrtar i larte ushtarak shqiptar ka pohuar dje se te dhenat e nje takimi mes tij dhe ambasadorit amerikan Uidhers ishin te paqena. NDr Luan Hoxha, ish Shef i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Republikes, aktualisht pedagog ne nje universitet privat (Universiteti Europian i Tiranes), permes nje deklarate per shtyp ka konfirmuar se aludimet e kabllogramit ishin te paverteta: Ne dokumentet e nxjerra nga Wikileaks, midis te tjerash eshte publikuar edhe nje bisede e zhvilluar ne qershor te vitit 2008 mes meje dhe ish-ambasadorit Amerikan ne Tirane, John Withers. Duke konfirmuar kete takim si konfidencial e kortezie qe une ne cilesine e ish Shefit te Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Withers, deshiroj te sqaroj se: Gjate ketij takimi, nga ana ime nuk eshte permendur emri i z. Shkelzen Berisha, as ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit dhe as per ceshtje te tjera pune qe u trajtuan miqesisht e konfidencialisht”.

Me tej ne prononcimin per media, z.Hoxha thote: “Shpjegimin tim mbi pergjegjesite, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqesise teknologjike te Gerdecit, une i kam dhene me vullnetin tim te lire ne Ministrine e Mbrojtjes, ne Keshillin e Sigurise Kombetare, ne Prokurori, dhe ne Gjykate, duke u bazuar ne te verteten dhe ligjin. Pertej cdo spekulimi, kjo ngelet deshmia ime e plote dhe e vetme mbi kete ngjarje”.

Ne vijim te qendrimit qe publikoi, z.Hoxha pohon: “Gjate te gjithe karrieres sime si ushtarak jam perpjekur te jap maksimumin ne te gjitha detyrat qe me jane ngarkuar, si ne situata normale apo dhe shume te veshtira. Per kete kam pasur vleresimet me te mira nga institucionet shteterore kombetare e nderkombetare. Sot ushtroj profesionin si pedagog, por sidoqofte pergjigja e ime ndaj kercenimeve apo presioneve, nga kushdo qofte ka qene e do te jete e njejta, ajo qe bazohet ne te verteten dhe ligjin”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›