E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundra-vajtjet administrative, dënimet nga gjoba deri në burgim

Projektligji i Ministrisë së Financave, masa shtrënguese për mbledhjen e gjobave


Personat që kryejnë kundra vajtje administrative dhe nuk paguajnë gjobën, rrezikojnë burgun. Ministria e Financave ka hartuar një projektligj me masa shtrënguese si për bizneset që paguajnë detyrimet dhe për personat që kryejnë shkelje të tjera administrative

dhe nuk paguajnë gjobat. Sipas draftit shkelësit e akteve administrative që të paguajnë gjobat në të kundërt ndaj tyre vendoset një tjetër gjobë ose përfundon në burg. Projektligjit Për kundra-vajtjet administrative ka mbërritur në Kuvend dhe pritet shqyrtimi në komision. Drafti i propozuar nga ministri i Financave, Ritvan Bode ka përcaktuar qartë detyrimin e shlyerjes së gjobës pavarësisht nga autoriteti që e vendos atë. Objekt i këtij projektligji janë aktet administrative të ndëshkimit administrativ, kundra-vajtjet administrative nga persona juridikë, fizikë dhe individë si dhe procedurat e ekzekutimit të dënimit administrativ të vendosura nëpërmjet në akti të vlefshëm.


Projektligji
Projektligji për kundra-vajtjet administrative nënkupton detyrimin për të paguar gjobat, përmes një praktike të qartë. Objekt të këtij projektligji janë të gjithë personat mbi 18 vjeç por dhe personat juridikë që kanë kryer kundra-vajtje administrative. Drafti në fjalë parashikon gjithashtu se shkeljet që përbëjnë kundra-vajtje administrative parashikohen me ligj ose me akte të këshillave bashkiakë apo të komunave. Sipas draftit kompetencat për shqyrtimin e kundra-vajtjes administrative i takojnë organit përgjegjës për zbatimin e ligjit të posaçëm, gjykatës, titullarit të organit administrative që merret me zbatimin e ligjit apo kryetarit të bashkisë apo komunës për shkelje të parashikuara pre tyre. Projektligji i Ministrisë së Financave parashikon gjithashtu se dhe llojet e sanksioneve përcaktohen në bazë të shkeljes së bërë. Pra përcaktohet shumë qartë se në asnjë rast nuk ka ndryshim të vlerës së gjobës por përcakton qartë mënyrën e shlyerjes së saj. Në bazë të nenit 7 të këtij drafti kur organi administrativ konstaton shkelje ai vendos dënimin me gjobë apo dënime të tjera administrative në bazë të ligjit të posaçëm. Ndërsa në rastet kur organi kompetent është gjykata atëherë mund të vendoset dënimi me gjobë apo me heqje lirie deri në 30 ditë.


Dënimi
Vendimi me heqje liri mund të zëvendësohet me gjobë nëse ndaj kundra-vajtësit nuk mund të ekzekutohet ky lloj dënimi. Parashikohet gjithashtu që dënimi administrativ në varësi të llojit të kundra-vajtjes mund të shoqërohet edhe me masa administrative parandaluese. Drafti i propozuar nga Ministria e Financave parashikon dhe sekuestrim apo konfiskim të sendeve, të hollave apo çdo përfitim tjetër pasuror të përfituara nga kundra-vajtja administrative. Në nenin 10 të projektligji përcakton dhe shpërblim i dënim në rast se një kundra-vajtje administrative është shoqëruar me pasoja të tjera. Në rastet kur kundra-vjatjet administrative janë tituj ekzekutive atëherë ekzekutimi i tyre i takon zyrave përmbarimore. Kundër vendimit për kundra-vajtje administrative që parashikon dënimin me gjobë të vënë nga organi i administratës mund të bëhet ankimi në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së njoftimit.


Të ardhurat
Projektligji parashikon që të ardhurat nga gjobat dhe të ardhurat e tjera të mbledhura në zbatim të dispozitave të ligjit Për kundra-vajtjet administrative kalojnë për buxhetin e shtetit me ëprjashti8m të ardhurave nga kundra-vajtjet të miratuar nga organet kolegjiale
të njësive të qeverisjes vendore të cilat kalojnë 100 për qind në favor të buxhetit të pavarur të bashkisë ose komunës si dhe të rasteve kur ligji i posaçëm e parashikon ndryshe. Të gjitha gjobat që vilen nga bashkia ose komuna në rolin e agjentit kalojnë 80 për qind në buxhetin e shtetit dhe 20 për qind në buxhetin e bashkisë ose të komunës.

Qeveria, sekuestrim karburanteve që nuk shlyejnë detyrimet fiskale
Qeveria ka hartuar një ligj të posaçëm, duke ashpërsuar procedurën e vjeljes së gjobave. Tashmë nuk do ta ketë më të drejtën e vjeljes së tyre pushteti lokal. Ligji i Kundravajtjeve Administrative, i cili pritet të hyjë në fuqi, parashikon që gjoba ekzekutohet nga institucioni që e vendos, duke u quajtur titull ekzekutiv. Ligji shkon edhe më tej, në rastet kur personi apo subjekti i gjobitur heziton të paguajë penalitetin,  autoriteti ka të drejtën edhe të konfiskimit të pasurisë. Mësohet se deri tani vjelja e gjobave ka dështuar nga pushteti lokal, ndaj qeveria u ndje e detyruar të ndryshojë ligjin. Këto ndryshime forcojnë kontrollin e shtetit ndaj subjekteve që abuzojnë në dëm të konsumatorëve. Burimet bëjnë të ditur se nuk do të jetë më e lehtë që penaliteti të mos paguhen, pasi të gjithë inspektoriatet e kanë detyrimin për të ekzekutuar gjobën. Rastet më tipike të dështimit në vjeljen e gjobave janë ato për ndotje mjedisi, për duhanpirje në vendet publike, gjobat për cilësinë e tregtimit të karburanteve apo gjobat e policisë rrugore.

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›