E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet fondi për ndërtimin e rrugëve rurale

Një hua prej 180 milion dollarë do të përdoret për ndërtimin e disa rrugëve rurale në të gjithë vendin. Ky fond konsiderohet si shumë i rëndësishëm për përmbushjen e objektivit të qeverisë për asfaltimin e 1500 kilometrave rrugë dytësore dhe rurale. Ministri për inovacionin

dhe teknologjinë, Genc Pollo deklaroi dje se është shumë pranë përfundimit edhe financimi i tretë i këtij projekti i cili po zbatohet nga fondi shqiptare i zhvillimit. "Kjo hua është financimi i dytë që menaxhohet më së miri nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Financimi i pare prej 107 milionë dollarësh po përmbyllet dhe me të u ndërtuan 304 km rrugë, ndërkohë është afër konkludimit financimi i tretë dhe kanë nisur negociatat me donatorë të tjerë të interesuar dhe nxitur nga suksesi i programit dhe mirëmenaxhimit të tij dhe programi po zgjerohet dhe në vepra publike si ujësjellës, etj. Në këtë mënyrë po realizohet premtimi i qeverisë për të ndërtuar 1500 km rrugë rajonale dhe dytësore", tha Genc Pollo, Ministër i Inovacionit dhe Teknologjisë.

Last Updated on E Premte, 23 Prill 2010 19:25

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›