E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e gabuar perballe Integrimit Europian

19-11-2010 / Gazeta 55

Debatet e lira duhen abroguar nga seancat plenare te Parlamentit pasi ato jane infektuar ne maksimum nga demagogjia e lire. Sepse ska sesi te kuptohet ndryshme kur deputete te Partise Socialiste deklarojne ne sallen e kuvendit se Nuk ka integrim me Sali Berishen. Jermi ka arritur pikun e saj ne kurben Edviniste. Ndersa opozita socialiste flet percart kryeministri Berisha dhe kabineti i tij ne keto 5 vjet qeveri se paku ka dy merita historike pse ishte qeveria e drejtuar prej tij qe beri te mundur marrjen e fteses dhe anetaresimin ne NATO plotesimin e standardeve te Be-se dhe liberalizmin e vizave si dhe pritet qe vitin e tjeter te marre Statusin-Kandidat per ne BE. Sigurisht po te doje Edvin Rama pse kriteri kesaj radhe eshte direkt politik. Natyrisht situata politike ne vend ka ndikuar ne shtyrjen e hapjes se negociatave pasi opozita ka refuzuar kategorish te njohe legjitimitetin e qeverise Berisha. Ngerci politik ishte ne qender te analizes dhe rekomandimet per ta zgjidhur ishin pika kryesore. Per mospermbushjen e kritereve politike shtyrja e marrjes se statusit-kandidat Edi Rama tenton nepermjet baterise se tij politike ende sot tia faturojne qeverise Berisha. Flasin per goditje te drejtperdrejta. Flasin se raporti u hidhte uje te ftohte mburrjeve te nxehta politike. Ndonese i vetmi i nxehur nga urrejtja e pashoqe ishte njeriu qe urdheroi lotimin kunder heqjes se vizave. Njeriu qe eshte nxehur me shume diten e heqjes se vizave ka qene ai qe shpifi per besueshmerine e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike. Njeriu me i nxehur me 8 nentor ka qene ai qe nenkuptoi se nje milion shqiptare do te vershojne rrugeve te Europes per te plackitur pasurine e europianeve. Ai njeriu ishte Rama qe shpesh here shumefishohej si serigrafi bolshevike. Per mospermbushjen e kritereve politike ky njeri i vesh qefinin shumices kur eshte ai pakica bllokuese. Vete Z. Fule e tha me goje Te dyja palet politike jane pergjegjese per ngercin e krijuar politik. Padyshim kur per plotesimin e kritereve duhej vetem permbushje e kritereve teknike nga qeveria ne i morem vizat ndersa per plotesimin e statusit kandidat kritere politike kerkohen edhe nga opozita dhe ne ketu nuk jemi te suksesshem. Vetem pak dite nga dy vendimet e Komisionit Europian atij te liberalizimit te vizave dhe statusit te vendit kandidat Rama braktisi kauzen e kutive sic ndodh rendomte kur nje baba braktis femijen 15 muajsh. Me fjalet E themi shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit. Per momentin na mjaftojne kutite e materialeve zgjedhore ne dispozicion te komisionit hetimore u shpreh troc Rama 12 nentor ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Ne nje vit e ca muaj para-politike opozita e Rames hidhte parulla e ultimatume 10 ditore Ne qofte se brenda 10 ditesh Sali Berisha nuk hap kutite e votimit ne do ta ngreme ne kembe popullin opozitar si nje familje te vetme vlerash demokratike dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi do te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme deklaronte Rama pergjate protestave ne kryeqytet. Ketij aksioni i shtoi dhe kerkesen per largimin e qeverise dhe prej ketej slogani i socialisteve prej ketej do te ishte Hap kutite ose largohu. Eumlshte e papranueshme per cdo njeri serioz te mesoje se Rama hoqi dore nga kauza e kutive kauze qe perdori dukshem per rikandidimin e tij ne PS-se pas deshtimit ne zgjedhje. Perreth nje vit e gjysmen nga perballja elektorale e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009 Rama hoqi dore si pakuptuar prej saj duke rrezuar keshtu bashke me te arsyet e bojkotit te Kuvendit te dale prej zgjedhjeve protestave ne Tirane bllokimet e akseve rrugore dhe grevat e urise. Mosmarrja e pergjegjesise per kete fushate apatride ndaj atdheu ne cdo vend te botes do te ishte se pake stigmatizuar si amorale. Perdite e me shume ne opinionin publik po pervijohet ideja se ska progres perderisa ne krye te opozites se bashkuar eshte nje element qe ushqen politiken destruktive qe kundershtarin politik e sheh si Armik. Psikoza e armikut kundershtar ende gjallon ne kromozomin e asaj partie qe ne themelet e saj fsheh arkivat e krimit te regjimit te shkuar. Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›