E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundrejt politikes hermetike

Kufizimin e lirise mund te na shkaktoje vetem qenia gjithe-detyruese dhe jo pushteti ose nje politike e caktuar sic jemi mesuar ta shohim me syte e krisur. Te te kufizohet e drejta e cila buron drejtperdrejt nga ligjet e natyres eshte nje ves i pakuptimte shoqeror. Sepse e drejta si kudo ne bote na mundeson te jetojme dhe te jemi qenie me karakter shoqeror duke i dhene vetes ambicie per ti realizuar te gjitha objektivat njerezore sipas nje logjike te arsyeshme dhe teper njerezore.


Nga Bujar Plloshtani


Kufizimi i lirise eshte i percaktuar me heret nga ligjet e natyres dhe ne rend te pare ky kufizim i perket gjinise njerezore. Kufizimin e lirise mund te na shkaktoje vetem qenia gjithe-detyruese dhe jo pushteti ose nje politike e caktuar sic jemi mesuar ta shohim me syte e krisur. Te te kufizohet e drejta e cila buron drejtperdrejt nga ligjet e natyres eshte nje ves i pakuptimte shoqeror. Sepse e drejta si kudo ne bote na mundeson te jetojme dhe te jemi qenie me karakter shoqeror duke i dhene vetes ambicie per ti realizuar te gjitha objektivat njerezore sipas nje logjike te arsyeshme dhe teper njerezore. Kete liri dhe te drejte nuk mund te na kufizoje askush tjeter pos zotit suprem i cili eshte vete frymezuesi i kesaj. Sot kemi shprehjen e pushteteve qe arrijne sadopak te kufizojne lirine dhe te drejten e qytetarit. Nje politike hermetike dhe gjitheperfshirese me mjete politike mund ta ktheje terrin shoqeror ndermjet ekzistences duke premtuar me nocionin e fjales demagogjike.

Sot pushtetet gjoja demokratike nuk dallojne shume krahas pushteteve moniste ngaqe pushtetet kane vullnet mbi lirine e tjeterkujt si dhe te vendosin mbi fatin e tyre duke i mbyllur hermetikisht ne menyre diplomatike me tekat e tyre personale duke i vene ne gjume. Politikat e tyre shfrenuese jane per popujt letargjik sic jemi ne te gjithe... Kjo eshte teper alogjike dhe spastruese ne pikepamjen e gjykimit nga e drejta njerezore per te perfituar nga e drejta e tjeterkujt...

Domethene njeriu trajtohet si force polarizuese ndermjet veti ngase natyra e gjinise njerezore si te tille e krijon mendimin mbi veten kundrejt te tjereve. Ne fakt per mendimin tim natyra eshte forca e cila e graviton arsyen njerezore ndersa njeriu e drejta per tu sprovuar. Edhe perkunder kesaj filozofia ime eshte e prirur te vleresoje arsyen tek njeriu sepse ajo e ben ate te domosdoshem ne kete ekzistence kalimtare... Te tjerat si kufizimi i lirise per hir te interesit te disa individeve apo grup njerezish me ngjyre politike dhe mosrespektimi i te drejtes njerezore per te gjithe ne radhe te pare jane kushte ekstreme jorealiste qe shtrijne nje fizike atomike qe therrmojne qenien pertej rrefimeve te dikurshme paksa te arsyeshme... Une nuk kam besuar asnjehere aftesine apo zotesine mbi te drejten sepse e drejta kurdohere eshte ne varshmeri te ligjit dhe nuk ka mase per ta nenshtruar ate per qellime fikse personale.

Nese njeriun e politikes se ceshtjes nuk e arrin askush ta shtrengoje duhet te kete nje Zot suprem i cili mund ta shtrengoje duke e diktuar sipas nje rregulli a vullneti te jashtem strikt duke e bazuar nga shtrengimi i llojit qe buron nga pergjegjesia morale. Ne te kundert veprimtaria e kesaj politike te con lehtesisht kah regresi ne shprehjen drejt barbarise. Me pak fjale kjo do te thote shkeputje totale nga realiteti njerezor dhe ikje nga pergjegjesia morale e te qenurit njerezor. Por fundja keto njerez nuk kane as ekzistence as etik ekzistenciale prandaj bejne lojen e ketij fati te hidhur sepse brendesisht jane te therrmuar per te therrmuar te tjeret. Nderkaq problemi me i madh per natyren njerezore mbetet hermetizimi i tyre kundrejt nje fati te ligjshem qe ia imponojne kushtet e kesaj politike regresive si dhe shkeputja e tyre normale nga jeta fatlume e kesaj ekzistence. Shoqeria ne pergjithesi e do harene dhe harmonine por shejtanlleku politik i disa individeve ne menyre pothuaj gati te pa drejte konsiderojne te drejten e te gjitheve si e drejte e tyre personale duke i izoluar hermetikisht kushtet e tyre ekzistenciale sa te mos shohin pertej realitetit te tyre. Sot te gjithe kane vullnet duke mundur te kurdisin nje kurth qe te mund ta cenojne ekzistencen e pergjithshme por neser esenca do ti paraprije ekzistences dhe pergjegjesia e tyre do te konkretizohet duke u shfaqur ne shesh... E keqja ka nje fund por e mira mbetet pa infinitiv... Une jam i mendimit qe klasa shoqerore te jete vete e prirur te kerkoje zgjidhjen e fatit te tyre me mjete te ndryshme duke arritur me perpjekje njerezore te zgjedhe nje shoqeri qytetare me plot pergjegjesi dhe etik per te shprehur revolte kundrejt ketij shejtanlleku politik duke krijuar nje administrim korrekt te se drejtes ne menyre te pergjithshme per te gjithe.


Shkrim i derguar nga autori

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›