Hashimi kryeministri dhe Dicki-leaksi
NgaILIR KULLA
Hashim Thaci shume i ri kur eshte nisur per te studiuar per ne Prishtine...
...duke u larguar nga shtepia e tij ne nje fshat te Kosoves diku aty ku ndahet Rrafshi i Dukagjinit me Drenicen kurre nuk e kishte menduar se jeta atij djalit te thjeshte dhe periferik do ti konservonte nje rol ne histori te barabarte me ate te Ismail Qemalit kryeministrit te pare shqiptar. Vitet e studimeve emigracionit e jetes dhe
aktivitetit ne Levizjen Popullore te Kosoves dhe vitet e luftes jane padyshim kohe te veshtira lodhjeje dhe sakrifice te cilat e kane ndihmuar Hashimin te rritet dhe te konsolidohet si individ. Keto sakrifica megjithate nuk kane qene me te shumta apo me te rendesishme se ato te disa te tjereve me nje histori pak a shume te ngjashme. Perkundrazi te tjere njerez kane sakrifikuar dhe paguar me shtrenjte bashke me familjet e tyre rrugen drejt lirise. Megjithese ne organigramen e drejtimit te UK-se deri ne ate kohe ishte periferik ne Konferencen e Paqes ne Rambuje ai u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar atje. Kjo gje ndodhi per shkak te mbeshtetjes se Tiranes zyrtare ne ate kohe edhe te faktit se ishte koordinatori mes Shtabit te Pergjithshem te UK-se dhe Drejtorise Politike te UK-se por sidomos per shkak te mbeshtetjes personale shume te forte te Xhavit Halitit njeriut te forte te UK-se ne Tirane. Qe nga ky moment fillon karriera e tij politike e suksesshme me zgjedhjen pas Rambujese kryeminister i Qeverise se Perkohshme te Kosoves.
Kryeministri Hashim Thaci per hir te se vertetes ka qene deri tani kryeministri me i forte i nje qeverie ne Kosove. Vitet e opozites dhe te drejtimit te Partise se vet PDK-se e sterviten me artin e administrimit te pushtetit. Ai nuk lejoi kurre qe dikush tia trondiste pozitat brenda radheve te veta ti rrezikonte karrieren qe aq shume e mbronte edhe ne rastin kur nje truk i diplomateve nderkombetare ne Prishtine e detyroi te mos emerohej vete por te caktonte mjekun e Mitrovices Bajram Rexhepin kryeminister ne qeverine e koalicionit te pare te gjere me LDK-ne. Natyrisht qe Hashim Thaci e donte postin e kryeministrit por nuk ishte i interesuar te ishte nje kryeminister pa pushtet ose sic e quan vete ai kondom-kryeminister ndaj kerkonte pushtetin. Per kete ai nuk e pati problem aspak qe te nderronte konjukturat mbeshtetese ne Tirane nga Nano te Meta te Rama dhe se fundmi te Berisha packa se per shembull Rama as nuk ekzistonte ne harten politike te fundviteve 90 apo Berisha i cili ishte kundershtari me i forte ne ato vite ne Tirane te asaj qe Hashim Thaci perfaqesonte. Ne fakt nuk e pati problem edhe te nderronte konjukturen mbeshtetese nderkombetare. Tashme dihet qe kancelari te tilla te rendesishme si Londra Berlini Haga Roma dhe se fundmi Uashingtoni nuk e shohin me tutje me sy te mire kryeministrin e forte por te paqendrueshem te Kosoves. PDK-ja e kryeministrit i fitoi zgjedhjet e 12 dhjetorit ne fakt askush nuk kishte asnje dyshim per kete. Problemi qendron tek prishja e procesit zgjedhor nga komisioneret e PDK-se ne zonat bastion te kesaj te fundit. Askush me shume se vete kryeministri nuk ka dale i demtuar nga cenimi i mbarevajtjes se ketyre zgjedhjeve. Deri tani qeveria Thaci ishte konsideruar e forte por me probleme te renda korrupsioni e arrogance dhe cmimi i cenimit te zgjedhjeve nuk perben sigurisht sihariq as per Kosoven dhe as per klasen e vet politike.
Dik Marti eshte nje ish-prokuror ne Zvicer koleg i Karla Del Pontes e me vone deputet. shte nga ata burokrate perendimore te cilet rendom ne vendin e tyre perdorin karrieren e vet zyrtare per karriere politike njesoj si Antonio Di Pietro ne Itali. Aq e keqe dhe aq e pavertete eshte kjo karriere sa shpesh keta njerez karrieren e vet politike e ngrene mbi fatkeqesite dhe kufomat e te tjereve. Ky grupim njerezish sillet si sekt fetar dhe per fat te keq kete gje vazhdon ta beje ne rangje me te larta te politikes europiane ne Strasburg e Bruksel. Viktime e ketij Leaksi te rreme te Dik Martit kete radhe eshte kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. Te gjithe e dine shume mire se nuk ka pasur kurrfare trafiku organesh ne Shqiperi ne 1998-1999 e per me teper nga UK-ja mbi te gjitha nga nje njeri deri ne ate kohe periferik si Hashim Thaci. Pamundesia vinte nga fakti se territori i Shqiperise jo vetem ishte teresisht nen kontrollin e autoriteteve policore dhe te sigurise te Shqiperise por vendi ne ate kohe ka qene i mbushur me prezencen e te gjitha llojeve te sherbimeve sekrete diplomate ushtarake apo edhe media te vendeve kryesore te BE-se dhe NATO-s te cilet monitoronin gjithcka ne Shqiperi. Kete gje e dine mire edhe sherbimet sekrete serbe qe ia kane servirur Del Pontes kete dosje te rreme e dine mire edhe politikanet ne Beograd qe nuk ka asnje ushtar serb te humbur dhunuar apo trafikuar ne Shqiperine e viteve 90 ne te kundert do te kishin emra dhe mbiemra keto viktima. Madje e di mire edhe vete Del Ponte e Dik Marti te cilet se bashku bejne politike aktive tashme. shte rastesi ironike qe ne gjuhen angleze ky Dick-u i Leaksit i servirur shume keq te jete nje banalitet vulgar pikerisht si dhe vete emri i tij.
Por pse pikerisht tani dolen keto akuza ndaj kryeministrit te Kosoves Se pari per te vazhduar baltosjen njollosjen dhe kriminalizimin e Ushtrise lirimtare te Kosoves dhe te gjithe lidershipit te saj per shkak se ende ne Beograd dhe ne gjysmen e Europes askush nuk ia ka falur prishjen e status quo-se se atehershme UK-se. Se dyti per shkak se pas krijimit te qeverise se re ne Kosove do te duhet te nisin bisedimet me Beogradin. Askush nuk e thote por te gjithe e dine se ne keto bisedime pavaresisht se teknike ne fund do te diskutohet edhe ceshtja e veriut te Kosoves. Ne fakt Beogradi zyrtar e ka artikuluar hapur kete plan politik si kompensim qe kerkon per njohje te shtetit te Kosoves. Ndaj Beogradi dhe partneret e vet kerkojne nje delegacion te Kosoves sa me te dobet dhe sa me te pabesueshem ne politiken nderkombetare pra kerkojne sic thote vete Hashim Thaci nje kondom-kryeminister per ta pasur me te lehte nenshtrimin ne tryeze. Natyrisht pervec ofensives diplomatike dhe politike te Beogradit si dhe hakmarrjes femijerore te Del Pontes kontribut per demtimin e imazhit te vet dhe te shtetit te Kosoves ka dhene edhe vete kryeministri. Qe nga mbrojtja e individeve ne partine dhe qeverine e vet te akuzuar per korrupsion tek apatia e pafalshme ne aktivitetin e njohjeve te munguara te shtetit te Kosoves e se fundmi tek cenimi i procesit zgjedhor dhe shtetit demokratik. Hashim Thaci nuk ka pse te shqetesohet per akuzat e Dik Marti sepse kunder tyre eshte ngritur e tere klasa politike akademike e shoqerore shqiptare si dhe i tere faktori i shendoshe dhe i rendesishem nderkombetar. Kryeministri i Kosoves duhet te ktheje syte dhe mendjen nga e kaluara te korrigjohet dhe te permiresohet te kerkoje ndjese aty ka gabuar dhe te ece perpara ne misionin historik qe i takon.