E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trinomi i parase

/ /

NgaREXHEP MEIDANI

shte shume e cuditshme kjo puna e parase e mbledhjes apo e fitimit e...

...shpenzimit apo e kursimit te saj Bile ne pikepamje filozofike pranohet se asnjeri nuk i shpenzon parate e tjetrit me po aq kujdes sa i shpenzon te tijat. E thene ndryshe sipas ketij parimi kur shpenzohet per vete nje sasi parash te fituara me djerse konsiderohet me kujdes oferta sasia cilesia e domosdoshmeria e ketij shpenzimi dhe mbi te gjitha ne rastin e pare gabohet mjaft rralle pergjithesisht ndryshe nga ajo qe ndodh kur blihet dicka me parate e tjetrit. Kur perdoren parate e nje personi te dyte per te blere dicka per vete ai qe blen perpiqet te marre gjene e duhur por pa e vrare mendjen shume per parate e shpenzuara. Madje mungon praktikisht ideja per te kursyer sadopak. Nje situate tjeter eshte ajo ku perdoren parate per ti blere dikujt nje dhurate. Ne raste te tilla behet cmos qe objekti i blere te justifikoje vetem parate e shpenzuara packa se nje blerje e tille mund te mos i hyje ne pune apo mund te mos i pelqeje marresit. Dhe e fundit kur shpenzohen parate e dikujt per te blere dicka per nje te trete pergjithesisht lidhja ndermjet atij qe i ka fituar dhene parate atij qe i shpenzon ato dhe marresit per te cilin destinohet malli apo sherbimi rezulton relativisht e dobet. Mundesia per abuzim ne kete rast eshte shume me e madhe. Pikerisht ky trinom apo kjo lloj lidhjeje treshe ndeshet ne shpenzimet e kryera nga qeveria qendrore e vendore...
Per rritjen e cilesise se shpenzimeve ne raste te tilla apo ne pergjithesi per vete menyren e perdorimit te parave te qytetareve te mbledhura nga taksat mbi ta nevojitet zbatimi i nje politike konsekuente dhe te qarte nje llogaritje e mencur dhe transparente nje praktike e drejte dhe e barabarte nje mendje kolektive e individuale konstruktive dhe nikoqire. Dhe po ashtu per te reduktuar apo shmangur abuzimin duhet te futen ne veprim te gjithe mekanizmat e kontrollit investigimit penalizmit e gjykimit krahas fuqise periodike korrigjuese te vete votes qytetare. Prandaj ne te gjithe boten demokratike raportimi dhe analiza mbi buxhetin e vitit te meparshem dhe debati i hapur e miratimi me konsensus sa me te gjere i buxhetit te ri konsiderohen si tipare thelbesore per nje qeverisje te suksesshme per vazhdimesine e metejshme te saj...
Buxheti politik ne vend te atij ekonomik
Mjafton te ndiqen deklaratat politike mbi planifikimin dhe realizimin e te ardhurave fiskale mbi vete planifikimin shperndarjen dhe realizimin e shpenzimeve financiare vihet re qe politikanet shqiptare perfshire edhe ata me emerim politik ne detyra te larta publike-administrative ne pushtetin ekzekutiv qendror dhe ate vendor nuk e kuptojne ose e kuptojne ende shume pak rolin e perkohshem qe ata kane ne kryerjen e detyrave te mesiperme te lidhura ngushtesisht me parane e qytetarit aspak me parane vetjake te secilit prej tyre. Kjo ne variantin oportunist kurse ne variantin partizan korrupsioni mund te jete dhe pjese dominuese e ketij roli.
Synimi baze i degeve agjencive apo hallkave te ndryshme te qeverisjes kudo ne boten demokratike eshte sherbesa ndaj qytetareve. Bile ne kuader te kesaj sherbese tingellojne gati-gati absurde kapardisjet konkrete apo improvizimet me orientime e riorientime parash te qytetareve perfshire dhe kapardisjet apo improvizimet e llojllojshme si premtime elektorale dhe jo elektorale. Sepse ne fund te fundit paraja qe ata premtojne apo do te shpenzojne eshte kontributi i taksapaguesve qe ne nje menyre apo tjetren kerkojne pay back-un kthimin apo shfrytezimin e mencur te ketij kontributi. Prandaj edhe minimizimi i korrupsionit mjaft problematik per qytetarin shqiptar dhe vezhguesin e huaj ndershmeria e sinqeriteti ne perdorimin e kesaj paraje efektiviteti e transparenca kujdesi e doreshtrengesa ne shfrytezimin e saj misheron vete thelbin korrektesine dhe cilesine e nje qeverisjeje...
Ne fakt sic u prek me siper kjo eshte arsyeja qe per cdo qeverisje demokratike miratimi i buxhetit konsiderohet nje proces teper i rendesishem. Aty krahas seriozitetit te planezimit qeverises nevojitet debati e oponenca pjesemarrja e kontributi i opozites apo i te gjithe grupeve te interesit. Bile me konsiderimin e kujdesshem pse jo dhe perfshirjen kur gjykohen te drejta te gjithe propozimeve shoqeruese qofte te opozites qofte te grupeve te interesit Sepse harxhimi i parase nuk ka te beje thjesht me fatin e ndonje force konkrete politike por me jeten e qytetarit me standardin e saj me rendin dhe stabilitetin nevojat dhe kerkesat e zhvillimit ekonomik social e kulturor me edukimin perkujdesjen shendetesore mbrojtjen e mjedisit etj. Aq me teper ne periudhen e fundit ne te cilen eshte cenuar seriozisht siguria njerezore ne te gjitha perbereset e saj jane prekur rende kushtet minimale te jeteses se qytetareve sidomos ne zonen veriore. Edhe ne situata te tjera shume me te qeta ajo qe lexohet diku ne menyre te drejtperdrejte e diku ne menyre te terthorte eshte se shume shpesh ne vend te hartimit dhe miratimit te nje buxheti racional dhe ekonomik futet ne trajtim nje buxhet politik bile me shume si kaprico individuale sesa si pasqyrim mundesish reale apo projektesh qe sjellin zhvillimin dhe jo kapardisjen...
Pasqyre e ketij konceptimi politik buxhetor eshte situata e permbytjeve te njepasnjeshme ne zonen e Shkodres ne vitin e fundit edhe pse premtime e abuzime te ngjashme qeverisese jane ndeshur dhe me pare. Dhe jo vetem ne qeverisjen qendrore por dhe ne ate vendore. Per me teper nga menyra si reagohet si ndermerren e sajohen iniciativa konkrete nuk mund te mos krijohet pershtypja se drejtuesit ekzekutive nga njera ane nuk e vrasin shume mendjen per parane e qytetarit dhe nga ana tjeter nuk e konsiderojne gati fare garantimin e ligjit ne procesin e perdorimit te kesaj paraje. Bile dhe me keq per domosdoshmerine e miratimit dhe respektimit te nje bazamenti ligjor para shpenzimit te parase apo akoma per krijimin dhe ndertimin e nje sistemi rregullator transparent para ekzekutimit te vendimeve financiare ne kuader te buxhetit qendror e vendor Sepse ne vetvete ekzekutimi i nje buxheti duhet te jete vetem nje miradministrim por jo nje pronesim i tij Po ashtu per te mbyllur vrimat e veta buxhetore qeveria sulmon qytetarin biznesin duke rritur taksat duke e tatuar apo gjobitur ate me lloj-lloj marifetesh. E gjitha kjo ne thelb misheron reminishencen qeverisese te njefare konceptimi te deformuar te tipit komunist sipas te cilit parate e qytetarit biznesit jane dhe parate e perdorshme te vete qeverise...
Pretendimi i lypesit
Ilustrimin me te mire te ketij konceptimi qeverises e jep historia e lypesit arrogant per te cilin paraja e dhene ne nje rast te vecante duhet ti jepet dhe ne vazhdimesi. Apo e thene ndryshe duke e konsideruar parane e dhene si para qe i takon atij edhe ne cdo rast. Per ta realizuar deri diku kete konceptim po e tregojme me pak fjale historine e ketij lypesi
...Nje tregtar i suksesshem hapi dyqanin e ri ne nje rruge kryesore. Atij iu be zakon qe kur mbyllte dyqanin ti jepte cdo dite lypesit qe ngulitej aty prane nje kartemonedhe 200 L. Kjo zgjati per nje vit te tere. Gati pas nje viti sipas te njejtit rit tregtari filloi ti leshonte ne dore lypesit nje monedhe 100L per cdo dite. Epo mendoi lypesi mire dhe kaq se sa fare pa gje. Nuk kaloi as nje vit tjeter dhe tregtari filloi ti leshoje ne dore lypesit vetem nje monedhe 50 L. Por tani lypesi krejt i pakenaqur nuk duroi dot dhe e pyeti ftohte tregtarin po ndodh keshtu Ne fillim me jepje per cdo dite nje monedhe 200 L pas nje viti e reduktove ate ne 100 L ne dite kurse tani ne 50 L
Epo- tha tregtari duke u shpjeguar - para nje viti djali im i madh shkoi ne universitet. Dhe kjo filloi te behej teper e kushtueshme per mua prandaj u detyrova te pakesoja shpenzimet. Kete vit edhe vajza me shkoi ne shkolle te larte dhe prandaj me duhej te pakesoj perseri shpenzimet perfshi dhe zerin e emertuar te tjera...
Po sa femije ke per te shkolluar- pyeti teper i pakenaqur lypesi.
Kater- ishte pergjigja.
Ashtu Mos doni qe ti shkolloni edhe femijet e tjere me parate e mia...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›