Bashkia e Tiranës nis prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia Bashkiake ka nisur aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë. Ditën e sotme policia ndërmori aksionin për prishjen e një pallati 5- katësh në zonën e Rrugës së Kavajës, që ishte krejtësisht pa leje.
Ka qenë Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, i cili deklaroi nisjen e prishjes së pallatit.
Sipas tij janë shumë ndërtime pa leje të evidentuara brenda vijës së verdhë në kryeqytet, për të cilat siç tha ka edhe ankesa nga qytetarët.
Ndërkohë pak ditë më parë zëdhënësja e bashkisë së Tiranës Anila Bisha deklaroi se janë evidentuar 67 ndërtime pa leje në Tiranë.