E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuota e grave, KQZ kthen mbrapsht listat e PS

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti i bëri thirrje KQZ-së që t’i kthente mbrapsht listat e PS-së për të respektuar 30 përqindëshin femëror. KQZ vndosi ti lere PS-se kohe 

TIRANE-Partia Socialiste ka shkelur Kodin Zgjedhor edhe sa i përket çështjes së barazisë gjinore në radhët e komisionerëve të saj, e konkretisht respektimit të kuotës së 30 përqindëshit femëror. Ka qenë kjo arsyeja që përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti kërkoi dje nga ky institucion që t’i konsiderojë të paligjshme listat e komisionerëve të paraqitur nga selia rozë. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje KQZ-së që t’i kthente mbrapsht listat e PS-së për të respektuar 30 përqindëshin femëror. Por me shumicë votash, KQZ-ja vendosi dje që fillimisht PS-së t’i lihej kohë për të plotësuar detyrimin e saj ligjor për konstituimin e KZAZ-ve e më pas të zëvendësonte anëtarët e këtyre komisioneve deri sa të plotësonte kuotën prej 30 % femra. PS më herët shkeli nenin 28 të Kodit Elektoral, që sanksionon se “vendimi për ngritjen e KZAZ-ve merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve. Partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ-së jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikuar”. Referuar këtij neni, KZAZ-të duhet të ishin konstituuar brenda datës 28 mars, ndërkohë që PS-ja duhet të kishte paraqitur listat e komisionerëve qysh para datës 13 mars. Ndërkaq PS-ja i dorëzoi listat para 4 ditësh edhe këto në shkelje të Kodit, pasi nuk respektonin kuotën 30% femra.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›