E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vdes nga rryma elektrike një 41 vjeçar

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radë të komunës së Manzës, kur 41-vjeçari lindur në Burrel dhe banues në kete fshat duke punuar për ndërtimin e soletës së një tarace ka prekur aksidentalisht përcjellësit e tensionit 

DURRËS- Një 41-vjeçar nga fshatrat e Durrësit ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar, teksa punonte për ndërtimin e një godine, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut.
Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në fshatin Radë të komunës së Manzës, kur 41-vjeçari Hysen Keta, lindur në Burrel dhe banues në fshatin Kameras të kësaj komune, duke punuar për ndërtimin e soletës së një tarace ka prekur aksidentalisht përcjellësit e tensionit 220 volt, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.
Organet e policisë dhe të prokurorisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›