E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuota për përmbytjet, nuk ishte propozim, por kusht nga MASH

Shpërblimi

Ndonëse mezi presin të marrin në dorë shpërblimin e festave të fundvitit, duket se kësaj radhe fati nuk ka qenë me ta.

Bëhet fjalë për mësuesit, të cilëve dy ditë më parë u është kërkuar të sensibilizohen për të ndihmuar familjet që vuajnë si pasojë e përmbytjeve në disa zona të Shkodrës.

Burime nga MASH-i bëjnë me dije se kjo ka qenë një kërkesë humane në ndihmë të familjeve që po vuajnë për shkak të kësaj fatkeqësie natyrore, siç e quajnë vetë ata. Pra, ata pohojnë se ky ka qenë vetëm një propozim, jo kusht. Sipas tyre, këtë gjest mund ta bëjë vetëm ai mësues që dëshiron të ndajë dhembjen me ta, në të kundërt nuk është i detyruar të “dhurojë” shpërblimin e tij.

Nga ana tjetër, një pjesë e mësuesve kanë kundërshtuar duke thënë se urdhri i marrë dy ditë më parë në mbledhjet e posaçme që janë zhvilluar në të gjitha drejtoritë përkatëse të shkollave ka qenë i formës së prerë, çka do të thotë se duhet të jepnin para, edhe pse kjo mund të binte ndesh me vullnetin e tyre.

Shpërblimi që marrin mësuesit në prag të çdo fundviti kap shifrën e 10 mijë lekëve të reja, ku 1 mijë prej tyre i mban banka si tatim mbi të ardhurat, ndërkohë që 5 mijë duhet t’i dërgojnë në Shkodër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›