E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kuotat maksimale janë kaluar”, ministri Vengu nga Vjosa: Evakuim në tre fshatra, pritet përkeqësim

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se janë dhënë urdhër për evakuim në fshatrat Novoselë, Bishan dhe Ferras, pasi prurjet në Vjosë janë të mëdha.

Për mediat, Vengu u shpreh se kuotat maksimale janë kaluar dhe pritet përkeqësim në orët në vijim.

Vengu shtoi se Forcat e Armatosura janë në terren dhe se në një faze të dytë, do bëhen llogaritjet për dëmshpërblimet.

“Së bashku me ministrin e Bujqësisë, kemi realizuar dislokimin e forcave civile dhe ushtarake në terren, në të dyja krahët e grykëderdhjes së Vjosës. Aktualisht, janë dhënë urdhrat e evakuimit në tre fshatra, Novoselë, Bishan, Ferras. Forcat e Armatosura janë në këto 3 fshatra për të bërë të mundur evakuimin e këtyre banorëve. Mjetet e bordeve të kullimit, janë në gatishmëri dhe po bëjnë përforcime të herëpashershme. Kuotat maksimale janë kaluar, prurjet janë të atilla që konsiderojnë përkeqësim në 4 orët në vijim. Do kemi prurje në basenin e Vjoës, ndaj kemi pasur urdhër për evakuime. Sa i përket kosntatimit të dëmeve dhe dëmshpërblimeve, do bëjmë kosntatimet. Ministria e Financave do kryejë kompensimet.”, theksoi ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›