E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuotat paraprake per cdo dege ne Universitetin e Tiranes Eljona Ballhysa

Gazeta ka siguruar listen e plote me kuotat e propozuara per cdo dege nga Universiteti i Tiranes per studentet qe pritet te ndjekin studimet e larta per vitin akademik 2013-2014. Kjo liste i eshte derguar per miratim Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe pritet qe ndryshimet te jene te pakta, ose te mos kete te tilla. Nga ajo, vihet re se ne krahasim me vitin akademik 2012-2013, numri i studenteve qe pritet te ndjekin studimet ne Universitetin e Tiranes, vitin e ardhshem, do te jete 5203 te tille, duke shenuar nje rritje fare te vogel me vetem 48 studente. Kjo do te thote se shumica e studenteve qe kane aplikuar per te ndjekur studimet e larta do te shperndahet ne universitetet qe ndodhen ne rrethe te tjera te Shqiperise. Jane jo pak, por 44 mije maturante ne te gjithe vendin qe kane plotesuar kete vit formularet dhe qe pretendojne te ndjekin studimet e larta. Por vetem 5203 studente do te mund te ndjekin deget qe ofron Universiteti i Tiranes dhe konkretisht Fakulteti Histori-Filologji, do te prese ne vitin e ardhshem akademik 120 studente ne degen e Historise, vetem 20 studente me shume se vitin e kaluar. 120 eshte numri i studenteve qe pritet te futen vitin e ardhshem ne degen e Gjeografise, e cila ka shenuar nje rritje prej 40 kuotash ne krahasim me vitin e kaluar. Dega Gjuhe-Letersi mbetet e pandryshuar vetem me 120 kuota, aq sa nje vit me pare, po keshtu dhe Gazetaria me 85 kuota. Fakulteti i Shkencave te Natyres ofron 22 kuota me shume ne degen e Biologjise dhe 6 kuota me shume ne degen e Bioteknologjise, nderkohe qe ulje ka shenuar dega e Matematikes e cila njihet per veshtiresite e saj dhe per kerkesen e ulet nga ana e studenteve. Rritje me 40 kuota ka shenuar dega e Informatikes, e cila eshte nder me te preferuarat dhe per kete arsye ofron 340 kuota per vitin e ardhshem. Deget e tjera te fakultetit, te Shkencave te Natyres kane shenuar ulje te kuotave. Ndersa rritje te ndjeshme kane shenuar gjuhet e huaja. Burime nga rektorati bejne te ditur se propozimi i kuotave lidhet me kapacitet qe disponojne fakultetet, si ne ambiente ashtu edhe ne staf pedagogjik, por lidhet gjithashtu edhe me kerkesat e studenteve. Kjo nenkupton se eshte bere rritje ne ato dege, ku kerkesat e studenteve gjate viteve te kaluara kane qene te larta dhe jane ulur kuotat ne ato dege per te cilat kerkesa ka rezultuar e ulet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›