E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Do te mbeshtes Malajn, jemi me socialist se Rama e Kokedhima

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-se, Fatos Nano lajmeroi dje rikthimin ne politiken aktive duke marre pjese aktive ne fushaten elektorale. Vendimi i Nanos eshte pas perjashtimit nga lista e kandidateve te PS, te deputetit Arben Malaj. Ne nje interviste dhene per televizionin “Nees 24”, Fatos Nano u shpreh se do te mbeshteste kandidimin e pavarur te Arben Malajt ne Qarkun e Vlore. Nano u shpreh se nuk mund te pranonte qe Rama te largonte njerezit qe identifikojne te majten. Rama tha se ai dhe Arben Malaj ishin me socialiste sesa vet Rama dhe emrat qe ka propozuar ai per listen e kandidateve per deputete.

Mirembrema z. Nano thate se do angazhoheni ne zgjedhjet e 23 qershorit ne krah te z. Malaj?

Besoj z. Zheji se nuk jeni ju qe po beni 360 gradem jane ca te tjere. Kam pritur me shume maturi qe PS te beje detyren opozitare me te gjithe seriozitetin e duhur. Nuk kam nderhyre ne fushate, jo thjesht per te mos dhene shembull tjeter te karakterit te Islami, por se jam i bindur qe vendi ka nevoje per rotacion dhe qe rotacioni nuk mjafton, duhet ndryshim i madh ne axhenden politike te Shqiperise dhe ne angazhimin politik te perfaqesueseve. Por ketu ka nje filament qe nuk duhet te digjet. Largimi me dhune i protagonisteve dhe perfaqesuesve jashtezakonisht profesionist si z. Malaj nga listat e kandidateve te PS ne zgjedhjet e ardhshme eshte nje filament i djegur. Une ketu nderpres cdo armepushim me familjen politike qe une i perkas. Malaj eshte me socialist se une, une dhe z. Malaj jemi me socialiste se Rama dhe Kokedhima, per pasoje rikonfirmoj qe i pavarur ose jo, une do te jem ne krye te fushates se z. Malaj per te mbrojtur me gjithe zjarrmine e zemres sime socialiste vlerat qe mund te cojne Shqiperine ne Europe

Z. Nano ky kandidim z. Malaj do t’i jap nje demtim PS ne Vlore?

Nuk mund te beje me asnje llogari shifrash. Keto llogari duhet ti kishte kuzhina politike dhe financiare Rama-Kokedhima. Ajo qe do te ndodh eshte krijimi i nje levizje te fuqishme qe do te ndikoj ne konfliktin absurd qe po avancojne palet.

Cfare do te beni? Cdo te thote kjo realisht?

Asgje me pak dhe asgje me shume se vazhdimi i angazhimeve te mia, ne dobi te nje komuniteti politik qe duhet te marre ne duar fatet e Shqiperise. Investimi im nuk do te spostoj shifra per llogari te askujt, eshte mbeshtetje per socialiste progresiste ne zgjedhjet e radhes.

Pse e cilesoni si te pavend heqjen e Malajt?

Po mesa duket kur z. Majko eshte nisur per ne Kosove dhe z. Kokedhima hyn nga dera e pasme ne PS, po e perseris qe filameni i perfaqesimit me zemer te socialisteve prej 22 vjetesh ne Shqiperi dhe filamenti i qeverisjes socialiste, krahu im i djathte ne gjithe betejat politike Arben Malaj, nuk mund te lejoj qe te digjet. Atehere jam i detyruar te angazhohem per te mbrojtur qendrimin e tij.

Pse nuk e kandidoi z. Malaj dhe e mbajti me mashtrime kaq kohe?

Mesa duket do te kerkoj nje pergjigje qe z. Rama e ka per krahun e Berishes. Per fatin e keq te shqiptareve, ne keto zgjedhje familja politika e Berishes po perballet me familjen politike e Rames. Keto jane dy klane qe nuk duhet te lejohen te sjellin pasoja vdekje prurese per zhvillimin evropian te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›