Malaj: Do te kandidoj i pavarur, Rama neodiktator
Ish-ministri i Financave per disa mandate ne qeverite socialiste dhe anetari i Kryesise se PS, Arben Malaj nuk eshte futur nga kreu i PS-se, Edi Rama, ne listat e kandidateve per deputet. Vendimi i eshte komunikuar Malajt nga kreu i PS-se, Edi Rama gjate mbledhjes se Kryesise. Nderkohe qe me pare i ishte premtuar kandidimi ne qytetin e Vlores. Malaj ka dale mbremjen e djeshme nga mbledhja e Kryesise se PS dhe ka njoftuar se do te kandidoj i pavarur ne Qarkun e Vlores. Ndersa shtoi se nuk ka pasur asnje konflikt personal me Ramen, por vendim per mos futjen ne lista ka qene personal i kreut te PS. Sipas tij, kryesia nuk ka pasur asnje verejtje per punen e tij. “Ky nuk eshte fundi i karrieres sime. Falenderoj te gjithe perfaqesuesit politike te qarkut te Vlores. Nuk kam asnje problem individual me Ramen. E kam ditur qe ne momentet e para qe lufta qe kam bere per te mos ndryshuar Kushtetuten ne menyre arrogante, e kam ditur qe kur i kam kerkuar PS-se te mos bllokonte funksionimin e Kuvendit”, u shpreh Malaj. Ai shtoi se askush nuk mund ta largoj nga politika aktive dhe se kontributi i tij ne PS eshte shume i hershem. “Kur kam nisur nje proces per modernizimin e PS, e kam ditur qe do kem nje cmim per kete. Nuk me zhduk dot asnjeri nga politika. Vendimi eshte individual i Rames. Une nuk mund te terhiqem nga detyrimi per t’i sherbyer vendit tim. Njera nga keto eshte t’i sherbej si kandidat i pavarur”, tha Malaj. Anetari i Kryesise se PS u shpreh se njerezit qe mbante Rama afer dhe qe i ka futur ne PS, pa asnje kontribut kane deklaruar se do te “zhduknin” Malajt nga politika. “Shume nga ata qe Rama i promovon me parafabrikat, nuk kane asnje angazhim dhe kontribut, por thjeshte qe jane te nenshkruar, kishin kohe qe dilnin garant se do ta zhduknin Malajn nga politika”, u shpreh Malaj. Anetari i Kryesise se PS-se u shpreh se gjate dites se sotme do te mbaj nje konference per mediat, ku do te paraqes dhe strategjine e angazhimit te tij politik. Malaj u shpreh se me tone te ashpra ndaj kreut te PS-se, duke theksuar se ky duhet te jete fundi i neodiktatoreve. “Duke vendosur duke dale si pavarur, pa ra nuk kam pranuar asnje oferte majtas dhe djahtes, dhe mendoj se ky do te jete fundi i neodiktatoreve”, u shpreh dje Malaj. Anetari i Kryesise se PS u shpreh se me metoden qe zgjodhi Rama te hyj ne fushate nuk i siguron fitoren PS. “Jam i shqetesuar qe PS deshton ne menyre te perseritur per te mundur qeverine Berisha dhe deshton per t’i dhene vendit nje qeverisje me te mire”, u shpreh deputeti Arben Malaj.
Tensione mes Canit dhe Kajes
Kandidimi i Shkelqim Canit ka sjelle perplasje te ashpra verbale ne korridoret e PS-se. Ne kohen qe brenda Kryesise diskutoheshin emrat e kandidateve, ne korridorin e PS-se kandidati i Dibres Shkelqim Cani ka shkembyer replika te ashpra me nje prej pretendenteve per kandidat, Ardit Kaja. Mbeshtetesit e Kajes jane perplasur verbalist brenda PS me disa nga mbeshtetesit e Canit. Eshte dashur nderhyrja e personave te tjere brenda PS qe kane shmangur edhe nje perplasje fizike mes dy grupeve. Kaja pretendonte te kandidonte ne Diber dhe shkaktoi trazira dhe gjate nje takimi qe kreu i PS-se zhvilloi disa muaj me pare ne Diber, ku prezantoi dhe kandidatin Shkelqim Cani.