Kuotat universitare, pritet vendimi i KM
Këshilli i ministrave pritet që së shpejti të marrë një vendim në lidhje me kuotat për pranimet në universitete. Sipas zv.ministrit të Arsmit, Halit Shamata, ende nuk është bërë asnjë propozim nga ministria dhe për këtë vit ende nuk ka vendim në do të ketë degë studimi të hapura për studentët. Halit Shamata, zv/ministër i Arsimit tha se formulari A2 do të plotësohet në Qershor, periudhë kjo, kur janë likuiduar provimet e detyruara të Gjuhës Shqipe, Letërsisë dhe Matematikës.
Ministria e Arsimit ka përfunduar tashmë edhe botimin e rreth 6 mijë kopjeve të guidës së Maturës, ndërkaq brenda një periudhe 2 javore informacioni i plotë si dhe sistemi i preferencës 2008 do të jenë të publikuara në faqen zyrtare të ministrisë.