Ulen temperaturat me 2-3 gradë
Duke filluar që nga dita e nesërme dhe gjatë gjithë fundjavës temperaturat në të gjithë vendin do të pësojnë një ulje me 2 deri në tre gradë Celsius. Sipas sinoptikanëve, në disa pjesë të vendit nuk do të mungojnë as vranësirat dhe reshjet e shiut.
Sipas shërbimit sinoptik dy ditët e fundit kanë shënuar temperaturat më të larta gjatë gjithë stinës së pranverës duke filluar që nga 14 gradë në orët e para e mëngjesit e deri në 34 gradë.
Ndërkaq, sipas parashikimeve, në pjesën jugore dhe perëndimore të vendit pritet të ketë vranësira, të cilat do të ndikojnë në një ulje të ndjeshme të temperaturave.