Shoshi: “Akuzat? Jam i paster”

(ALBANIA SPORT) – Maringlen Shoshi, një nga lojtarët e pezulluar dhe të paditur në Prokurori nga klubi i Apolonisë, si i dyshuar për shitje ndeshjesh, duke ju kundërpërgjigjur akuzave të klubit të Apolonisë si i dyshuar për shitje ndeshjesh, reagoi përmes “Ora Neës” : “Jam gati të shkoj në Prokurori nuk kam trukuar ndeshje dhe me aq sa i njoh edhe (Albert) Kaçin dhe të tjerët që jane akuzuar (Erjon Hoti dhe Elton Grami) nuk besoj se është e vërtetë. Klubi e ka fajin vete se tani jemi në zonën e ftohtë dhe kërkon të gjejë fajtorët te ne”. Edhe tre lojtarët e tjerë të paditur ishin në të njëjtën linjë me mbrojtësin e fuqishëm të Apolonisë, të thirrur në disa grumbullime me Kombëtaren A dhe B. Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili