Kupa FA: Everton shkatërron Villan për të arritur në çerekfinale
Evertoni ka vazhduar me paraqitjet mbresëlënëse duke mposhtur Aston Villan me rezultat 3-1, në rundin e pestë të Kupës FA të zhvilluar në Goodison Park. Jack Rodwell çoi vendasit në epërsi të hershme në minutën e katërt të ndeshjes, por James Milner barazoi shumë shpejt për Villan duke mos humbur nga pika e bardhë. Lojtari i ndeshjes Mikel Arteta riktheu epërsinë për vendasit duke shënuar po ashtu nga penaltia (24'). Tim Cahill vulosi fitoren e Evertonit me golin e shënuar 15 minuta para fundit të kohës së rregull të ndeshjes. Fitorja e dërgon Evertonin në çerekfinale të Kupës FA.