Eduardo: Jam i gatshëm të dal në fushë
Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo da Silva, thotë se është i gatshëm të luajë një ndeshje që nga fillimi i saj. Jam gati të dal në fushë. Kam folur me menaxherin (Wengerin) për këtë dhe do të jetë vendimi i tij. Vetëm do t'i them se tani kam nevojë për ndeshje", ka thënë da Silva i cili kaloi më shumë se një vit jashtë fushe. Arsenali sot do të përballet me ekipin e divizionit të dytë të futbollit Anglez, Cardiff, në kuadër të rundit të katërt të Kupës FA, që mund të jetë një rast i mirë për rikthimin e brazilianit me nënshtetësi kroate.