E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa FA, eleminohet Manchester United

Manchester United eshte eliminuar nga Kupa FA, pasi eshte mundur ne fushen e tij 1-0 nga skuadra e Divizionit te Pare Lids.  Nje gol I shenuar nga Jermaine Beckford ne minuten e 19-te I ka dhuruar fitoren skuadres se tij, nderkohe qe ka lene jashte kompeticionit skuadren e Aleks Ferguson, e cila prej me shume se 26-vjtesh nuk eliminohej ne raundin e trete te Kupes FA.

Po ashtu kjo ishte hera e pare qe Manchester United eliminohet ne
raundin e trete qe pas marrjes se drejtimit nga Ferguson ne vitin 1986.
Megjithe perpjekjet e futbollisteve te Manchester United per te
shenuar, Lidsi do te mbrohej mire dhe ne fund do te arrinte te merrte
nje fitore historike, perballe 9 mije tifozeve te tij qe ndodheshin ne
“Old Traford”.

Ndryshe nga Manchester United, Arsenali ka arritur te kualifikohet per
ne raundin tjeter te Kupes FA. Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger
arriti te fitonte 2-1 ndaj West Ham, fale dy golave te vonshem te
shenuar nga Ramsey dhe Eduardo. West Ham I drejtuar nga Gianfranco Zola
do te shenonte e para me italianin Alessandro Diamanti, qe i sherbyer
sakte nga Behrami e dergoi topin ne rrjete.

Futbollistet e Arsenalit do
te luanin me mire ne pjesen e dyte, fale aktivizimit si zevendesues te
Nasri dhe Diabi. Skuadra e Venger do te gjente golin e barazimit ne
minuten e 78-te me Ramsey, nderkohe qe do te permbyste rezultatin vetem
pese minuta me vone me Eduardo, I cili do t’I dhuronte kualifikimin
Arsenalit per ne raundin tjeter te Kupes FA.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›