E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Gramozi – Teuta 1-1

www.albania-sport.com - Gramozi dhe Teuta barazuan 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, në takimin e zhvilluar në “Ruzhd Bizhuta” të Elbasanit, për shkak të pezullimit të fushës së Ersekës.

Në fakt, ky ishte takimi i dytë për ndeshjen e parë shtëpiake të Gramozit, pasi ai zhvilluar 20 ditë më parë në Ersekë (10 shkurt) u ndërpre në minutën e 32-të për shkak të kushteve atmosferike dhe gjendjes së papërshtatshme për të luajtur futboll.

Pas një pjesë të parë pa gola, ishte mesfushori shkodran i Teutës, Eron Hoti (48’), ai që i dha avantazhin e përkohshëm Gramozit, por Bledar Hodo vendosi ekuilibrat në fushë në minutën e 66-të kur shndërroi në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari Ervis Peza. Në takimin e kthimit në “Niko Dovana”, Teuta e nis si favorite, falë dhe golit në transfertë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 02 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›