Uorthington: Vetëm në letër duket e lehtë

www.gazetaret.com - Trajneri i Irlandës së Veriut, Najxhëll Uorthington, e vlerësoi takimin miqësore kundër Shqipërisë si të vështirë. “Në letër mund të duket një ndeshje e lehtë, duke konsideruar faktin se ne jemi në vendin e 40-të në botë (në renditjen e FIFA-s) dhe ata në të 97-in (në fakt, 96), por duke i parë ata në DVD unë mendoj se janë një formacion i fuqishëm dhe do ta na e bëjnë ndeshjen të vështirë”, - citohet trajneri nga prestigjiozja britanike “The Guardian”. “Gjithsesi, është një mundësi e bukur për lojtarët që janë në periferi të skuadrës për të fituar eksperiencë ndërkombëtare. Është thelbësore që ne ta marrim këtë ndeshje si një bashkim i skuadrës, duke u nisur edhe nga fakti se ndeshja e fundit ishte ajo e nëntorit të vitit të kaluar”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 02 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili