Morati: Baloteli, një talent i veçantë
“Mario është një talent i veçantë. Fjalët e Lipit (“Baloteli në fillim duhet të piqet në kombëtaren U-21” g.s) nuk i konsideroj si mundësi e humbur për të marrë pjesë në Botëror”, nënvizoi numri një i klubit nga Milano, i cili shtoi se sulmuesi 20-vjeçar ishte lojtari më i mirë i Interit në fitoren ndaj Udinezes të dielën.
Më pas Morati u ndal edhe në ecurinë e zikaltërve në kampionat dhe në Champions: “Do të vazhdojmë të qetë në rrugën tonë drejt titullit në Serinë A dhe do përpiqemi të bëjmë sa më mirë në Ligën e Kampionëve. Sigurisht që na duhet edhe pak fat, besoj se do t’ia dalim”. Në fund edhe një batutë për heshtjen e shtypit: “Do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme”.