Del Boske: Guardiola, i suksesshëm edhe në kombëtare
Trajneri aktual i “Furisë së kuqe” ka lëshuar fjalët më të mira në drejtim të numrit një të stolit katalanas dhe ka besim se Guardiola do të kishte sukses edhe si trajner i kombëtares së Spanjës. “Në të kaluarën ka pasur shumë trajnerë të Barcelonës që kanë drejtuar kombëtaren. Ai do t’ia dilte me sukses”, u shpreh Del Boske.
Ish-trajneri i Realit të Madridit doli në mbrojtje të teknikut aktual të “galaktikëve”, Manuel Pelegrini: “Ekziston një kulturë ekstremizmi në futbollin e sotëm, për mirë apo për keq. Nëse është për keq, atëherë të gjithë të kritikojnë, nëse bën mirë, të mbulojnë me lavde. Trajnerët nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të përshtaten me këtë sistem”.