E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Shkumbini tenton historine

www.albania-sport.com - Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste vetëm Shkumbini nuk e ka fituar asnjëherë kupën. Vllaznia e ka fituar 6 herë (e fundit në vitin 2008), Teuta 3 herë (2005) dhe Besa një herë (2007). GJithsesi, Shkumbini ka marre pjese kater ne gjysmefinale e tenton kete vit fitimin e trofeut, pasi eliminoi skuadren me te mire te Superliges, Dinamon.

KATËR SKUADRAT GJYSMËFINALISTE

Besa
Është e kualifikuara e parë në gjysmëfinalet e edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë. Në çerekfinale skuadra kavajase eliminoi Tiranën: fitoi 2-0 në Kavajë dhe humbi 4-2 në kryeqytet.

Vllaznia
Skuadra shkodrane mbërriti midis katër më të mirave duke eliminuar në çerekfinale Skënderbeun: barazoi 0-0 në Korçë dhe fitoi 4-0 në “Loro Boriçi”, ku spikati dopjeta e Bekim Balës.

Shkumbini
Skuadra peqinase u kualifikua duke fituar të dyja takimet me Dinamon: 2-1 në Peqin dhe 1-0 në Tiranë. Të tre golat e realizuar nga Shkumbini mbajnë firmën e sulmuesit Endri Bakiu.

Teuta
Teuta është skuadra e katër gjysmëfinaliste. Në çerekfinale, barazoi 1-1 me kolonjarët si skuadër pritëse në asnjanësin “Ruzhdi Bizhuta”, dhe 0-0 në takimin e kthimit në “Niko Dovana”.


TROFETË E GJYSMËFINALISTËVE

VLLAZNIA
6 trofe
1965, 1972, 1979, 1981, 1987, 2008

TEUTA
3 trofe
1995, 2000, 2005

BESA
1 trofe
2007

SHKUMBINI
asnjë

FINALET KU JANË PËRFSHIRË
KATËR SKUADRAT GJYSMËFINALISTE TE KETIJ EDICIONI

2006-07 Besa-Teuta 3-2
1971-72 Besa-Vllaznia 0-2, 3-4
1980-81 Vllaznia-Besa 5-1, 1-2


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›