Shtypi anglez: Murinjo gjithmonë mbret

www.gazetaret.com - Tabloidët anglezë duartrokasin Interin, duke u ekzaltuar nga hakmarrja e Murinjos. “Sun” pyet se “përse djalli Abramoviç e përzuri” teknikun portugez, pasi ka parë Interin e tij të luajë “ndeshjen perfekte”. Edhe “Daily Mail” celebron “Special Won” (Speciali fitoi) dhe akuzon “turpin Drogba”. “Daily Star” dhe “Daily Sport” flasin për një “rikthim ëndrras” në Stamford Brixh. “Guardian” shkruan: “Murinjo e theri Çelsin dhe e la të ndarë në copa”. “Times” vendos gishtin kundër Ançelotit “akoma të obsesionuar nga fantazmat e së kaluarës”. “Indipedent” shton se “ai humbi brenda dhe jashtë fushës”. “Daily Tepegraph” është therrës: “memec dhe i shkatërruar” nga Special One.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili