Kupa, Teuta – Gramozi 0-0

Teuta u bashkua me Besën, Vllaznisë e Shkumbinin si skuadra e katërt gjysmëfinaliste e edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë, pas barazimit pa gola me Gramozin në “Niko Dovana” në ndeshjen e kthimit.
“Djemtë e detit” të dyshes Shehu-Zalla zhvilluan një lojë kryesisht mbrojtëse, e ndaj një Gramozi më të impenjuar për të prekur zonën e Teutës, madje Marko Dos Santos, Marius Ngjela dhe Semir Haxhibuliç ishin pranë golit, ndërsa Vangjel Mile dhe Mirel Çota ishin larg katërkëndëshit kolonjar.
Durrsakët, 3-herë fituesë të Kupës, u kualifikuan falë golit të realizuar në fushën kundërshtare (nga Bledar Hodo) në takimin e parë të përfunduar 1-1 në asnjanësin “Ruxhdi Bizhuta” të Elbasanit, por me Gramozin si skuadër pritëse, pasi takimi i parë origjinal i zhvilluar në Ersekë u ndërpre në minutën e 32-të për shkak të kushteve atmosferike dhe ai i përsëritur u zhvillua në Elbasan pasi ishte e pezulluar fusha e skuadrës së Agim Canajt.
Në atë takimi pas një pjesë të parë pa gola, ishte mesfushori shkodran i Teutës, Eron Hoti (48’), ai që i dha avantazhin e përkohshëm Gramozit, por Bledar Hodo vendosi ekuilibrat në fushë në minutën e 66-të kur shndërroi në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari Ervis Peza e të kontestuar fort nga stafi kolonjar, ndërkohë që një prej asistentëve u dhunua për shkak të një anulimi të një goli të shënuar nga ekipi i financuar nga “Taçi Oil International”.
Për Teutën, që eliminoi këtë edicion rekordmenin absolut të kupës, Partizanin, 15-herë fitues, kjo është hera e 17-të që merr pjesë në gjysmëfinale, ndërkohë që ka qenë 9 herë në finale, nga këto 3 herë fituese përkatësisht në vitin 1995, 2000 dhe 2005. Dhe mendoni ky vit quhet 2010...
RRUGA E TEUTËSË
Në rrugën drejt gjjysmëfinaleve, në turin e parë Teuta eliminoi Vlorën pas dy fitoreve 2-0 (në tavolinë, ndeshja nuk u luajt në Vlorë) dhe 1-0 në Durrës, ndërsa në turin e dytë Partizanin: barazoi 1-1 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Durrës. Në turin e tretë Teuta eliminoi Gramozin: barazoi 1-1 në ndeshjen e parë (në Elbasan) dhe 0-0 në Durrës, duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.
RRUGA E TEUTËS
TEUTA
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 37 herë
Në gjysmëfinale: 17 herë
Në finale: 9 herë
Fituese: 3 herë
Finale të humbura: 6 herë
RRUGA E BESES
Në rrugën drejt gjysmefinaleve, në turin e parë Besa eliminoi Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Në turin e dytë eliminoi Laçin: fitoi 0-1 në takimin e luajtur në Lezhë dhe barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit në Kavajë. Në turin e tretë, çerekfinalet, Besa eliminoi Tiranën: fitoi 2-0 në Kavajë dhe humbi 4-2 në kryeqytet, duke mbërritur në gjysmëfinale.
BESA NË KUPË
Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 11 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë
RRUGA E VLLAZNISË
Në turin e parë, Vllaznia eliminoi Tomorin e Beratit: fitoi 4-0 në Berat dhe 5-1 në Shkodër. Në turin e dytë eliminoi Kamzën: fitoi 3-1 në Kamzë dhe barazoi 2-2 në “Loro Boriçi”. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Vllaznia barazoi 0-0 Skënderbeun në Korçë, ndërkohë që në atë të kthimit fitoi thellësisht 4-0 në “Loro Boriçi”.
VLLAZNIA NË KUPË
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 46 herë
Në gjysmëfinale: 28 herë
Në finale: 12 herë
Fituese: 6 herë
Finale të humbura: 6 herë
RRUGA E SHKUMBINIT
Në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin. Në ndeshjen e parë çerekfinale fitoi 2-1 kundër Dinamos në Peqin, ndërsa në atë të kthimit në Tiranë fitoi 1-0.
SHKUMBINI
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 4 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili