E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një derbi në Berat, Tomori- Albpetrol

Albpetroli i Patosit, lideri i Grupit të Jugut në Kategorinë e Dytë (37 pikë), do të përballet të dielën (21 mars) me Tomorin e Beratit, një nga rivalët për tu ngjitur në Kategorinë e Parë.

Në fazën e parë, Albpetroli fitoi 3-0 me Tomorin. Golat për Albpetrolin e drejtuar nga Kurti në u realizuan nga Miho (10’), Resuli (12’, autogol) dhe Onjeka (82’).

Diferenca në pikë midis dy sfidantëve është në + 6 pikë në favor të patosarakëve e presidentit Bardhi Meli.

Gjithsesi, në fillimin e kampionatit, Tomori ishte një skuadër pa grintë dhe renditej në vendet e fundit të renditjes, ndërkohë që vetë drejtuesit patosarakë e pranojnë se përballë kanë një skuadër jo të njëjtë.

Beratasit në sfidën e fazës së dytë do të drejtohen nga agjenti i njohur i FIFA-s, Alfred Bode.

GRUPI I JUGUT
JAVA 18

Këlcyra-Himara
Domosdova-Poliçani
Maliqi-Delvina
Tepelena-Përmeti
Butrinti-Pojani
Tomori-Albpetrol
Vlora (pushim)

RENDITJA
1. Albpetrol 37
2. Vlora 36
3. Domosdova 31
4. Tomori 31
5. Butrinti 23
6. Delvina 21
7. Himara 19
8. Tepelena 18
9. Përmeti 17
10. Këlcyra 16
11. Pojani 12
12. Maliqi 10
13. Poliçani 10

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›