E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer mund të fitojë 20 tituj Grand Slam

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 18:06

Trajneri i Roger Federerit, Paul Annacone ka parashikuar se tenisti numër dy në botë mund të zgjerojë rekordin e tij të titujve Grand Slam në 20.

“Nëse ai mbetet me shëndet të mirë dhe i lumtur e i motivuar, nuk e di se sa mund të jetë numri përfundimtar, por do të thosha 20, pse jo?”- tha Annacone.

Federer, 29 vjeç, do të kërkojë titullin e tij të 17-të Grand Slam në Australian Open 2011 që fillon të hënën. Annacone ishte angazhuar nga Federeri pas eliminimit në çerekfinale të Wimbledonit më 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›