E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Azisëkualifikohet Iranifiton edhe Iraku

AZI- Irani u kualifikua për në turin tjetër të Kupës së Azisë, pas fitores 1-0 ndaj Koresë së Veriut. Ndeshja e vlefshme për grupin D ka qenë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa ajo është vendosur nga një gol i Ansarifard në minutën e 62-të. Për Iranin ishte fitorja e dytë në grup dhe që i jep kualifikimin për në turin tjetër. Ndërkaq, koreano-veriorët kanë edhe një shans të fundit për t’u kualifikuar, por u duhet të mundin Irakun në takimin e fundit. Skuadra e vendit komunist edhe në këtë eveniment është shfaqur si tepër luftarake, por pa cilësinë e duhur për të bërë diçka përballë rivalëve.

Ndërkohë, një fitore të rëndësishme ka arritur edhe Iraku, që ka mposhtur po me rezultatin 1-0 Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo sfidë, e dyta për kampionët në fuqi të Azisë, ka dhuruar momente dramatike, ndërsa është vendosur nga një autogol i Abaz në minutat shtesë. Iraku është ngjitur kështu në kuotën e 3 pikëve dhe tashmë i mjafton një barazim me Korenë e Veriut në ndeshjen e fundit për të kaluar më tej. Skuadra irakene ka treguar edhe këtë herë se është në gjendje për të luftuar me rivalët e kontinentit, ashtu siç bëri në edicionin e shkuar, kur u shpall kampione.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›