Superliga Vllazia bie ne Gjirokaster

Java e 16-të në Superligën e futbollit ka sjellë edhe disfatën e parë të Vllaznisë në këtë vit kalendarik. Shkodranët u mposhtën 2-1 në fushën e Luftëtarit.
Fonseka dhe Boci ishin autorët e golave për gjirokastritët, ndërsa skuadrës së Artan Bushatit nuk i mjaftoi barazimi i përkohëshëm me Gjinin.
Kjo është humbja e parë e trajnerit në krye të stolit të Vllaznisë.
Në takimet e tjera të luajtura në orën 14:00, Kukësit i ka mjaftuar një gol i Popoviç për të mundur Apoloninë. Me fitoren e arritur, skuadra ngjitet në kuotën e 27 pikëve dhe e sheh veten përkohësisht në vendin e tretë.
Javën pozitive për ekipet vendase e konfirmoi edhe fitorja 2-1 që Kastrioti arriti në shtëpi përballë Laçit. Shehaj dhe Turdiu me 11-metërsh i dhanë fitoren skuadrës krutane, ndërsa Laçi humbet diferencë nga rivalët për një vend në kupat e Europës.