E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kupa e Botës në Katar, Blatter kërkon falje

Kupa e Botës në Katar fillon për 12 ditë dhe Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-s nga viti 1998 deri në vitin 2015 ka folur për evenimentin futbollistik që zhvillohet në Lindjen e Mesme. Nën autoritetin e tij, Katari mori të drejtën për të organizuar Kupën e Botës, me të cilin vetë Blatter e pranon se ka gabuar. Në një intervistë për mediat zvicerani, ish-kreu i FIFA-s do të shprehej.

 “Zgjedhja e Katarit ishte një gabim i madh. Tashmë ishte rënë dakord që Rusia të ishte mikpritëse në 2018 dhe që SHBA do të priste Kupën e Botës në 2022-shin. Është dashur të ishte një gjest paqeje për të dy vendet sepse ata do të merrnin mundësinë për të organizuar një kampionat botëror njëri pas tjetrit”.

Shtatë ditë para Kongresit të FIFA-s të vitit 2010, Blatter pranoi se Platini së bashku me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy ndërhynë që Katari të zgjidhej si organizator i Kupës së Botës.

“Platini më telefonoi dhe më tha se nuk do të ishte e mundur të realizohej plani ynë. Ai më tha se kishte marrë një telefonatë nga presidenti francez, Sarkozy, i cili sapo kishte përfunduar një takim me njeriun e parë të Katarit”. Sigurisht, gjithçka ishte për para. Gjashtë muaj më vonë, Katari bleu avionë luftarakë për Francën, me vlerë pothuajse 15 miliardë dollarë”.

FIFA është në telashe përpara Kupës së Botës. Para fillimit të turneut, një dokumentar për mashtrimin në FIFA do të publikohet në Netflix. Traileri zyrtar i FIFA Undercovered u publikua më herët. Seriali i dokumentarëve investigativ do të zbulojë skandalet e ndodhura brenda organizatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›