E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trajneri i Australisë për Volpato: Hoqi dorë nga Kupa e Botës

“Kam folur me Cristian tre herë në orët e fundit, pa harruar se kam folur edhe më parë në shumë raste. I thashë praktikisht dje se ai do të ishte pjesë e skuadrës për Kupën e Botës. Ai më kërkoi  që ta mendonte këtë, për të diskutuar me njerëzit pranë tij. Dje ai hoqi dorë nga grumbullimi”.

Kështu Graham Arnold, trajneri i Australisë, njofton refuzimin e sulmuesit të Romës, Cristian Volpato për të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm në Katar me fanellën e ‘Socceroos’. Australia, e cila është përfshirë në Grupin D me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë, do të debutojë në kampionatin botëror të martën më 22 nëntor kundër kampionëve në fuqi të botës dhe nuk do të mund të llogarisë lojtarin verdhekuq.

Trajneri australian, siç raportohet nga ftbl.com.au., ka shpjeguar gjithashtu se vendimi i Volpatos “është një vendim i rëndësishëm” që djalit për momentin “nuk kishte dëshirë ta merrte”. Një zgjedhje e cila mund t’i hapë atij në të ardhmen dyert e kombëtares së Roberto Mancinit.

19-vjeçari me origjinë nga Camperdoën deri më tani ka bërë 3 paraqitje me fanellën e kaltër Under 20 të Carmine Nunziata. Vetëm këtë mëngjes Australia zyrtarizoi 26 lojtarët për Katar 2022: Volpato është zyrtarisht jashtë Kupës së Botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›