Kupa e Federatës, Portsmouth në gjysmëfinale

Kriza e rëndë financiare dhe shpallja e falimentimit nuk e kanë penguar Portsmouthin të arrijë gjysëmfinalen e Kupës së Federatës, pas fitores 2-0 kundër Birmingham City. Dy gola të Frederic Piquionne kanë vendosur ndeshjen, që në fakt ka filluar pa shumë ritëm. David James ruan të paprekur portën e Portsmouth në minutën e 15, duke treguar formën e tij të mirë, ndërkohë që në pjesën e dytë presioni i Portsmouth rritet ndjeshëm.
Lojtari i huazuar francez Piquionne në minutën e 68, mposht portierin e Birmingham, Joe Hart, duke i dhënë avantazhin Portsmuth. Sulmuesi përsëritet vetëm tre minuta më pas, i shërbyer nga O'Hara. Francezi ka kaluar mbrojtësin, Roger Johnson, përpara se të mposhtë edhe një herë Hart. Blutë bënë shumë pak për tu kualifikuar, por 10 minuta nga fundi Liam Ridgeëell shënoi me kokë një gol që u anullua, por që mund të kishte hapur ndeshjen.
Pikërisht në ditën kur FIFA refuzoi përdorimin e video teknologjisë, pamjet treguan se goli duhet të ishte akorduar. Entuziast në fund të ndeshjes, tekniku i Portsmouth, Avram Grant, që pas një serie të gjatë vuajtjesh i dhë dicka për tu gëzuar tifozëve. Në cerekfinalen tjetër Fulham barazoi pa gola me Tottenham Hotspur, kështu që ndeshja do të përsëritet në 24 mars në Uhite Hart Line, ndërsa sfidat gjysëmfinale të Kupës së Federatës do të luhen në 10-11 Prill.
Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e diel , 07 mars 2010 )