7 Marsi, Rama feston në kopshtin 52. PS: Qeveria po pushon arsimtarët
Diten e 7 marsit, kryetari i bashkise edi rama ka zgjedhur ta festoj ne kopeshtin 52 te kryeqytetit, duke percjelle urime te perzemerta per edukatoret dhe mesuesit, te cilet me perkushtim percojne vlerat dhe dijet per t’i bere nxenesit qytetare te denje.
“Nga ky kopsht i Tiranës, duam të bëjmë një urim: Gëzuar 7 Marsin për të gjithë edukatoret, për të gjithë mësueset, për të gjithë ato nëna të mira që na mësojnë, që na edukojnë, që na rrisin, që na argëtojnë! ” tha Rama.
“Ndaj sot ju falenderojmë ju edukatorë brezash, që vijoni t’i jepni dinjitet e dituri bijve tanë, pavarësisht se kjo qeveri e dhunës e shkallmon përditë dinjitetin tuaj. Kjo qeveri po pushon nga puna mijëra mësues, dhe po e kthen arsimin shqiptar në stad primitive, në një kohë kur bota ecën në binarët e Teknologjisë së Lartë. Ajo madje po i heq kuptimin dhe vlerën vetë dijes. Ky është 7 Marsi i akullt i Shqipërisë në krizë, e megjithatë ju vazhdoni të luftoni” tha deputetja socialiste, Ledi Shamku.
Bashkia e Tiranes kete vit i ka kushtuar vemendje sistemit te arsimit parashkollor, ku ka permiresuar ndjeshem infrastrukturen. Sistemi publik i cerdheve dhe kopsheteve sot ofron sherbim per numrin me te madh te femijeve krahasuar me ato qe shkojne ne sistemin privat.
Vilma Masha
< I mëparshmi