E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi pa Mourinjon kërkon shkëputjen

Gjysma e punës mund të quhet e mbaruar: Roma dhe Milani barazuan mbrëmë, duke i prishur punë njëri-tjetrit (rezultat që i bën zikaltrit të “fërkojnë duart”). Sot për Interin misioni është mëse i qartë: tre pikë të domosdosjme, nëse nuk dëshiron të ndërlikojë më tej pozitat në krye të klasifikimit të Serisë A.

Në dispozicion të Bepe Barezit (italiani do jetë në krye të stolit zikaltër, pasi kjo është java e dytë e dënimit për Hoze Mourinjon) nuk do jenë Esteban Kambiaso (i pezulluar), Tiago Mota dhe Santon (të dëmtuar). Në mesfushë rikthehet Muntari, që së bashku me Stankoviçin do të kenë detyrën të thyejnë aksionet e kundërshtarit.

Edhe diçka tjetër: Diego Milito për herë të parë do të luajë kundër skuadrës që e ngriti në nivelet më të larta të futbollit (“Princi” ishtë i dëmtuar në sfidën e fazës së parë në “Luixhi Ferrari”). Argjentinasi do kërkojë t’i shënojë trajnerit Gasperini, i cili ka deklaruar se Diego është futbollisti më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë. Megjithatë, nëse shënon, sigurisht që nuk do festojë.

Inter – Xhenova, formacionet e mundshme:

Inter (4-2-3-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Stankovic, Muntari; Balotelli, Sneijder, Eto'o; Milito. Trajner: Baresi. (Toldo, Cordoba, Materazzi, Mariga, Krhin, Quaresma, Pandev)

Genoa (3-4-3): Amelia; Papasthatopoulos, Moretti, Bocchetti; Rossi, Milanetto, Zapater, Criscito; Palacio, Suazo, Mesto. Trajner: Gasperini. (Scarpi, Tomovic, Fatic, Juric, Jankovic, Sculli, Palladino)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›