E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Fest-Folkut shkon në Shkodër

Gjirokastër


Shkodra merr kupën e edicionit të nëntë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar, si grupi me paraqitjen shumë të mirë të vlerave folklorike. Në vendin e dytë juria ka vendosur Qarkun e Gjirokastrës, për mbartjen e vlerave më të mira folklorike, duke ruajtur me kujdes origjinalitetin, si dhe grupit të dytë të Republikës së Kosovës për evidentimin e trashëgimisë më të spikatur të trevës dhe përgatitje shumë të mirë.


Ndërsa vendi i tretë ka shkuar për Qarkun e Lezhës, për larminë dhe pasurinë e gjinive artistike dhe organizimin e grupit në përgjithësi, si dhe Qarkun e Elbasanit, për përzgjedhjen e kujdesshme në paraqitjen e elementëve të trevës.


Mjaft çmime të tjera janë dhënë nga juria, për instrumentistë, valltarë e rituale të ndryshme. "Për ruajtjen e origjinalitetit të veshjeve popullore në paraqitjen në FFK" ishte motivacioni i certifikatës së mirënjohjes që shkoi për grupet e Maqedonisë, ndërsa shqiptarët e Malit të Zi kanë marrë certifikatën e mirënjohjes për ruajtjen e elementëve më të hershëm në veshje, posaçërisht për xhubletën.


Këngëtarët më të mirë të isopolifonisë janë vlerësuar, marrësja e grupit të Himarës, Eleni Mërkuri dhe marrësi i grupit të Lazaratit, Veiz Koçiu. Për rikthimin në festival të instrumentit thuajse të harruar, bishnicës, Gjok Sheta nga Hasi ka marrë certifikatën e mirënjohjes si instrumentist.

Çmime për grupe zhanresh:


Orkestrinës më të mirë në veglat tradicionale. Qarku i Dibrës me orkestrën e Matit.
Orkestrinës më të mirë të muzikës popullore qytetare. Qarku i Korçës për sazet.
Grupit më të mirë të iso - polifonisë labe. Grupi i Vlorës
Grupit më të mirë të iso - polifonisë toske. Qarku i Beratit për iso - polifoninë e Skraparit.
Rituali më i mirë i Festivalit Folklorik Kombëtar. Qarku i Tiranës
Grupit më të mirë të valleve të burrave. Qarku i Fierit me Vallen e Brezave.
Grupit më të mirë të valleve të grave. Qarku i Durrësit me Vallen e Fluturave.
Grupit për paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore. Grupi i Kukësit
Për diversitetin kulturor. Vallja e vajzave të Dropullit, Gjirokastër.

Çmime për individë


Rapsodët më të mirë të FFK. Sherif Dervishi, Myfterin Uka (Dibër)
Interpretuesi më i mirë i FFK. Denis Lekdodaj (Vlorë), vallja çame
Lahutari më i mirë i FFK. Lahutari 99 - vjeçar Gjok Nonaj, Lezhë
Për këngëtimin e këngës së majëkrahut. Grupi i Tropojës
Instrumentisti më i mirë i FFK në bishnicë, Zog Sheta, Has
Instrumentisti më i mirë i FFK në violinë, Aurel Qirio, Korçë
Këngëtari/ja më i/e mirë i/e FFK.- Eleni Mërkuri, grupi i Himares dhe Veiz Koçiu i grupit të Lazaratit.


Arkitektura italiane në Muzeun Kombëtar


"Arkitektura e Nëntëqindtës në Shqipëri" quhet ekspozita që hapet sot orën 18:00, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Është një paraqitje e veprave arkitekturore, një pasuri që sot e trashëgojmë si historike dhe kombëtare, në kuadrin e Javës së Bashkëpunimit Universitar, Shkencor dhe Teknologjik Itali - Shqipëri.


Në ketë ekspozitë, dokumentohet arkitektura dhe veprimtaria e arkitektëve italianë në Shqipëri, duke paraqitur studime dhe projekte për vlerësimin e pasurisë të Nëntëqindtës në Shqipëri.


Por, para ekspozitës, gjatë gjithë ditës së sotme, në Muzeun Hisorik Kombëtar, mbahet një konferencë ndërkombëtare që i kushtohet pikërisht arkitekturës së nëntëqindës në Shqipëri, që përfshin edhe diskutimin për kulturën italiane dhe shqiptare në perspektivat e reja të zhvillimit urban dhe territorial. Rreth kësaj nënçështjeje do të ketë një diskutim të posaçëm në ditët e ardhshme edhe edicioni i dytë i Bienales së Tiranës.

Trio Bravo në Teatrin e Operës


Sonte, ora 20:00, në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit grupi muzikor "Trio Bravo +" jep një koncert. Grupi përbëhet nga katër muzikantë nga katër vende të ndryshme.


Në violinë luan Mark Chaet nga Ukraina, në piano Gjergji Radoja nga Shqipëria, por që jeton në Gjermani, Bartek Mlejmek nga Polonia luan në kontrabas, ndërsa bateristja
quhet Maria Schneider dhe i është bashkangjitur grupit ketë vit.


Vetë përbërja ndërkombëtare e grupit ndikon në krijimin e një muzike krejt të veçantë dhe stili origjinal.
Ndërsa nesër, më 2 tetor, ora 20:00, po në Teatrin e Operës dhe Baletit do të jepet një koncert recital për piano.


Më 4 tetor, në të njëjtën orë, Tetari i Operës dhe Baletit ofron një mbrëmje me muzikë dhome. Dhe më 5 tetor ky teatër hap zyrtarisht sezonin me një koncert të


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›