E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një alibi për Nanon President

Pesëshja e mendimit ndryshe në Partinë Socialiste bëri sforcon e rradhës në nje tjetër konferencë shtypi të porositur. Ish lideri i P.S.-së i kamufluar deri dje, e tashmë edhe haptas, vazhdon të përpunojë teknologji të reja diversioni për të dëmtuar rishtas Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.


Humbës i zgjedhjeve Korrik 2005, sëbashku me mikun e tij të ri dhe armikun e dikurshëm I. Metën, arkitekt i skemës së zgjedhjes President të Nënkryetarit të P.D.-së 2007 me votat e trafikuara të gjashtë deputetëve dezertorë të P.S.-së, luftëtar në 2007-ën për të rehabilituar vetveten, e kapur sërish postin e Kryetarit të P.S.-së, (por që dështoi falë ndërgjegjësimit të elektoratit dhe të anëtarësisë së Partisë Socialiste) Fatos Nano, i mbështetur edhe nga aleatet e tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta, po luan kartën e tij të fundit, që ndoshta do të jetë vërtet e fundit për të ringjitur veten në majat e politikës shqiptare.


Kësaj here Nano ka zgjedhur për të bërë viktima të radhës ish ministrat e kabinetit të tij (apo njerëz të rrethit te tij familjar) që për hir të së vërtetës kanë pergjegjesine e tyre morale dhe politike ne humbjen e Partise Socialiste ne Korrik 2005. E nisur si nje qejfmbetje dhe egoje te thyer e dy prej protagonisteve kryesore te saj, B. Blushi dhe A.


Malaj perballe pamundesise per te kandiduar e fituar ne garen per kryetar te P.S., per faktin e thjeshte se Rama ka mbeshtetjen e mbi 90% te Bazes Socialiste, keta zoterinj zgjeruan rrethin e tyre te oponences me tre deputete te tjere te P.S. dhe me disa socialiste te pakenaqur per lenien e tyre jashte listave te kandidimit. (qe per hir te se vertetes, ne nje analize objektive, ndonjeri prej tyre edhe ka te drejte)


Kjo peseshe e ravijezuar si nje çete rebele nepermjet qendrimit dhe retorikes se saj kerkuese, ka marre urdher nga komandanti i saj kaçak i cili here pas here le pyjet dhe malet e Austrise dhe zbret ne ndonje lokal VIP apo pa emer ne Tirane per te dhene direktivat e momentit e per te vene ne funksion tere baterite per te shigjetuar Kryetarin e Partise Socialiste. Po çfare kerkon kjo çete e vogel me pese vete qe i ngjitet malit perpjete?!


Refreni i kenges se tyre tashme eshte bere hyrja e deputeteve te P.S. ne Parlament, ne te kundert, siç po ndodh, "P.S.-ja ka zgjedhur nje rruge frikacakesh ku ne kushtet e mungeses se demokracise se brendshme ne Parti, Uni dhe qendrimi i diktuar nga interesat personale te Kryetarit, po demtojne imazhin e Partise Socialiste".


As me shume as me pak, keta zoterinj u jane bashkuar korit te mediave prane Berishes dhe Metes ne nje sezon gjuetie per te shprehur mllefin e tyre e per te linçuar Edi Ramen, si dhe per t'i faturuar atij fajin e humbjes, megjithese keta zoterinj jane shume mire ne dijeni te te gjitha makinacioneve qe u perdoren per te deformuar voten e shqiptareve me 28 Qershor.


Keta jane ne dijeni te presioneve ndaj administrates shteterore per largim nga puna, te blerjes se votes, te manipulimeve, te trysnise dhe dhunes se ushtruar nga rrugaçe dhe kriminele te liruar nga burgjet ne funksion te dites se zgjedhjeve te dirigjuar nga ministrat e Berishes.


Çeta e Levizjes se Mendimit Ndryshe po i ngjan pak a shume ne menyre simbolike Levizjes Çartiste te Shek. XVIII ne Angli, por ne rastin konkret rolet jane nderruar. Nuk jane me punetoret qe prishin makinat si shkaktare te varferise se tyre, por deputetet, keta perfaqesues te elektoratit, qe i vene shkopinj ne rrota makines se proçesit zgjedhor, duke sabotuar funksionimin e saj dhe zbardhjen e se vertetes se votes se shqiptareve.


Por ndersa punetoret vepronin ne kete menyre te shtyre nga interesat e tyre jetike, çeta e sotme e deputeteve vepron e urdheruar nga komandanti i saj.
Duke abuzuar hapur me hapesirat demokratike ne parti, çeta bertet perdite e me shume per mbrojtjen e demokracise brenda P.S.-se.


A nuk eshte cenim i dinjitetit, i kultures politike dhe i demokracise se brendshme ne Parti, etiketimi qe B. Blushi i ben nje deputeteje dhe intelektualeje te P.S. duke i thene asaj me plot gojen "budallaqe" apo duke i etiketuar Grupin Socialist te deputeteve te mbushur me "femra budallaqe" nga Edi Rama. Ku do te shihte veten Ben Blushi, nese si nje deputet i P.D.-se (ne nje situate hipotetike) do t'i drejtohej me nje fraze te tille nje deputeteje te grupit parlamentar te P.D.-se, apo vete S. Berishes dhe J. Topallit?!


Natyrisht ne rruge! Ne K.P.D.-ne e famshme te 2001, ish ministrat deputete te çetes, apo te tjere qe u vijne sot nga mbrapa, ndenjen si pula te lagura para Fatos Nanos.


Asokohe nuk u dhimbte mungesa e demokracise se brendshme ne parti, e shfaqur me formen e saj me te keqe, me fyerje, poshterime, denigrime qe cenonin dinjitetin personal dhe familjar te anetareve te K.P.D.-se Asokohe nuk u dhimbte prishja e imazhit te P.S.-se, madje fjalet e duhura do te ishin perbaltja dhe felliqja e ketij imazhi nga deklarimet e Fatos Nanos, njeriut qe prapa i vjen historia.


Jane pikerisht keta njerez qe atehere heshten qe sot po therrasin ne kor "Dum Baben, Dum Baben"! Partia Socialiste nuk i ka humbur zgjedhjet, ne te kundert te asaj qe çeta e vogel sebashku me I. Meten dhe S. Berishen vazhdojne te perserin poshte e lart.


Dy vjet mbas zgjedhjeve lokale ku Partia Socialiste dhe Edi Rama fituan, i mjaftuan Sali Berishes te mendonte me seriozisht per zgjedhjet e parlamentare 2009. Makina elektorale shteterore u vu ne funksion te plote te manipulimit, nepermjet mjeteve te ndryshme, qe nga ato tradicionalet si presioni e dhuna e deri tek blerja e kompromentimi qe çuan ne rezultate absurde si ato te 400 votave me 0 ne favor te P.D.-se.


"Humbja e zgjedhjeve nga P.S. dhe Edi Rama", "mungesa e demokracise ne Parti", "bojkotimi per interesa te ngushta i Parlamentit" etj, aludime keto te Grupit per Mendimin Ndryshe me shume gjasa jane nje alibi per te hyre ne Parlament dhe votuar Nanon President. E thene me shqip kjo do te thote: Ne ju dolem borxhitpor ju nuk na degjuat, keshtuqe ne do hyme ne Parlament me ndergjegje te paster.


Berisha eshte sot ne pushtet fale marreveshjes me Meten, arkitekt i se ciles eshte Fatos Nano, por ketij i duhet te jape ende prova ne lojen e re politike per te siguruar besueshmerine e Berishes dhe mbeshtetjen e tij ne zgjedhjen si President.


Megjithese eshte heret, presidenti eshte ne horizont dhe Nano po i paraprin rritjes ne koefiçent te sigurise ndaj Berishes nepermjet votave te viktimave te tij te rradhes ne parlament. Ne nje skenar te mundshem, Berishes mund t'i duheshin votat e peseshes edhe per te mbushur ndonje vakum te pritshem te deputeteve te tij per te votuar ish liderin socialist si President.


Por edhe ne rastin me te mire kur Sali Berisha Kryeminister dhe Ilir Meta Zv/Kryeminister nuk do te kishin asnje rrjedhje votash nga deputetet e tyre per te votuar Nanon President, mbetet pa u zgjidhur momenti i propozimit. Deputetet e Berishes dhe ata te Metes do te shikonin njeri - tjetrin ne sy ne nje situate sa komike aq dhe te sikletshme.


E nderkohe qe atyre do te jene duke u shkuar djerse te ftohta, do te vinte si shpetimtare çeta e peseshes qe me perfaqesuesin e saj do te ngrihej ne foltoren e Parlamentit dhe do te shqiptonte emrin e Fatos Nanos, njeriut me te pershtatshem dhe me te merituar per te qene President i Republikes se Shqiperise.


Degradimi e çdo lloj principi politik, apo imoraliteti politik brenda se majtes i nisur ne K.P.D.-ne e famshme nga F. Nano dhe I. Meta, nuk qe e thene te kulmonte me levizjen e Xhuvelit, e njohur ne politiken shqiptare me emrin e protagonistit te saj.


Ai njohu stade me te larta, pikerisht fale atyre njerezve qe e nisen, e qe tashme e kane kthyer ne mode. Te mos lejojme me qe keto çudira sa komike aq dhe tragjike, per egoizma apo ambicie personale, te na terheqin per hunde.


Nje here te fusin ne burg per te te kalbur aty, dhe pastaj te bejne president, nje here te akuzojne si "hajdut thesari", "trafikant prostitutash", "trafikant droge e armesh", pastaj te ulin ne preher e te ferkojne krahet, njehere te rrahin e te thyejne dhembet ne mes te sheshit dhe pastaj te bejne minister.


Zoterinj te nderuar, qofsha i gabuar ne analizen time, por per nje gje jam i sigurte: Fatos Nano, ky gastor i veshur me imunitet nga Berisha ka shume kohe qe nuk eshte me pjese e frymes socialiste dhe e botes se socialisteve. Vendi i F. Nanos eshte ne arshiven e P.S.-se. Ai mund te zgjidhte te hynte ne kete arshive me me dinjitet si S. Pellumbi, D. Agolli apo R. Meidani, por nuk e pati kete force karakteri.


Ai zgjodhi te largohet nga P.S.-ja si nje kaçak malesh duke formuar here pas here çeta si ajo qe votoi Presidentin ne 2007, si ajo tjetra qe shqipetaret e therrasin me tallje me emrin e nje skuadre hollandeze futbolli, apo si rasti i kesaj te fundit, i çetes me pese vete qe po don me e ngjit malin perpjete.


Zoterinj te nderuar, misioni i opozites eshte me i qarte se kurre: Te shpetojme demokracine ne Shqiperi dhe kete rradhe mbrojtja e demokracise ndodhet brenda kutive te kontestuara te votimit ne K.Q.Z.


Z. Blushi, Malaj, Islami, Bello, Harasani, lerini socialistet te mendojne ende mire per ju, lerini te kujtojne vitet e veshtira 96 - 97 kur opozita e udhehequr S. Pellumbi, N. Dokle, A. Malaj, K. Islami mbante mbi supe shkopinjte e gomes dhe gjakosej nga mercenaret e Berishes. Lerini socialistet t'ju respektojne dhe vleresojne per punen dhe kontributin tuaj shume vjecar ne rradhet e kesaj force politike.


Mes respektit nga socialistet dhe perdorjes nga Fatos Nano zgjidhni te paren. Historia qe "i vjen pas Fatos Nanos", eshte nje histori figurash politike te perdorura dhe te dala nga skena politike.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›