E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Italisë, Fiorentina dhe Roma kërkojnë kalimin

Romë - Kupa e Italisë do të përcaktojë sonte dy çetrekfinaliste të tjera. Fiorentina dhe Roma janë dy ekipet më të favorizuara për takimet e kësaj mbrëmjeje. Vjollcët do të presin në fushën e tyre skuadrën e Torinos, ndërsa Roma do të presë në kryeqytet Bolonjën e Sinisha Mihajloviçit. Në fakt, ky takim do të jetë një “derbi i vogël” për serbin, pasi në të kaluarën ai ka luajtur për skuadrën tjetër të kryeqytetit, Lacion.

Takimi i Firences do të luhet pasdite në orën 17:00, ndërsa ai i kryeqytetit në mbrëmje, në orën 21:00.

17:00 Fiorentina - Torino
21:00 AS Roma - Bolonja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›