Eksploziv në qendër të Parisit, policia mënjanon tragjedinë
Paris - Policia franceze i ka paraprirë një akti të rëndë terrorist në mes të Parisit. Pesë pako lëndë plasëse e llojit tritol janë gjetur në një dyqan në qendër të kryeqytetit francez. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë evakuuar banorët dhe kalimtarët në këtë zonë. Ndërkohë, burime policore kanë bërë të ditur se eksplozivi ishte vendosu nga grupi i quajtur "Fronti revolucionar Afgan", i cili i kishte kërkuar më parë Francës që të tërhiqte trupat e saj nga Afganistani.