E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onufri 2010 fitues Gazmend Leka

Njeriu e ka humbur parajsën që i dhurua në fillim, por pas cdo katasrofe del gjithmonë një ylber. Ky është mesazhi i veprës fituese të knkursit “Onufri 2010” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Tabloja titullohet “Parajsa e humbur” dhe është  vepër e piktorit Gazmend Leka. I kënaqur nga vlerësimi i jurisë, Leka na shpjegon se ky ishte shqetësimi i një artisti, por edhe një njeriu të zakonshëm.

"Ishte një vëmendje në memorien e njeriut që ne jo vetëm kemi të bëjmë me plehrat, po ne po harrojmë raportin tonë ekologjik me natyrën. Dhe ajo që është më e rëndësishme raportin ekologjik me veten tonë, e cila në vend që ne shpirtin tonë ta mbushim me dashuri, ne e mbushim me urrejtje", tha Gazmend Leka, fitues i “Onufri 2010”.

Juria vlerësoi me cmim të dytë Genti Korinin për dy fotografitë “Clean the Dirt" dhe "Golden Bread". "Dua ta parashtroj veten në një kontekst artistik që ka të bëjë me pastrimin e të tepërtave dhe thënien e atyre që duhet. Normale dhe në një kontekst më social kjo merr një kuptim, sidomos dhe sot", u shpreh Genti Korini, piktor.

Në edicionin e 17-të Onufrit morën pjesë 27 artistë shqiptar. E kuruar nga Suzana Varvarica ekspozita u bazua në moton “Unë jam Artist”.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›