Kupa e Maqedonisë, Renova kundër fituesit të Kupës Renova në Tetovë do ta pres kampionin aktual dhe fituesin e Kupës, Rabotnicki, kurse Shkëndija e Tetovës do të udhëtojë në Manastir, për tu përballur me Pelisterin

Shkup, 7 nëntor – Të ënjtën në mbrëmje në hotelin Kontinental janë bërë të ditur dyshet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Milano e Kumanovës për kundërshtarë ka fituar skuadrën e Sileksit nga Kratova, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në fushë mysafire. Renova në Tetovë do ta pres kampionin aktual dhe fituesin e Kupës, Rabotnicki, kurse Shkëndija e Tetovës do të udhëtojë në Manastir, për tu përballur me Pelisterin. Detyrën më të lehtë në takimet çerekfinale pritet ta ketë skuadra e Makedonija GJP-së e cila do të përballet me Miravcin e ligës së dytë. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen me 26 nëntor prej orës 13:00, kurse ato të kthimit me 10 dhjetor.
E Premte, 07 Nentor 2008