Presidenti Laze u kërkon mbështetje tifozëve elbasanas
Elbsan (Start)- Presidenti i ekipit të Elbasanit, Arben Laze, i ka bërë thirrje publike tifozëve verdheblu të mbështësin ekipin e tyre në ndeshjen e rradhës kundër Tiranës. Apeli i presidentit vjen pas bojkotit që i kanë bërë mbështetësit skuadrës së tyre.
Problemet e fundit tek ekipi janë pasqyruar edhe tek tifozët, të cilët janë të pakënaqur nga paraqitjet që ka bërë ekipi në ndeëshjet e fundit. Elbasani do të presë të dielën në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” Tiranën e vendit të parë. Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, presidenti i është drejtuar tifozëve verdheblu nëpërmjet një deklarate në shtypin e shkruar, ku i fton të gjithë në mbështetje të ekipit për të arritur objektivin.
“Eshtë momenti që skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për ta. Tifozët janë shpirti i këtij ekipi dhe nuk mendojmë se pa ta do t’ia dalim mbanë, -shprehet Laze. - Mjafton të dëgjosh deklaratat e lojtarëve kundërshtarë për të kuptuar sesa i rëndësishëm është tifozi elbasanas në një ndeshje të tillë.”
Klubi nga ana e tij ka marrë vendimin që hyrja për tifozët në këtë takim të jetë falas.