Liga e Parë e Maqedonisë, java e 12-tëMilano pa Alimin, Manevskin dhe Kukaj

RESHAT IBRAHIMI (Shkup, 7 nëntor) - Skuadra e Milanos nga Kumanova do të jetë pa tre futbollistë kundër ekipit të Metalurgut, në takimin që do të zhvillohet në Shkup. Dy prej tyre për arsye kartonësh, mesfushori Armend Alimi ka tre kartonë të verdhë, ndërsa mbrojtësi Kukaj vuan dënimin e kartonëve të kuq. Sulmuesi Borçe Manevski është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në formacionin e parë. “Jemi të zhgënjyer me dënimin e Kukajt prej gjashtë ndeshjeve moslojë, por edhe përkundër këtyre problemeve që i kemi presim të shënojnë fitore”, deklaroi ndihmëstrajneri i Milanos, Xhemal Zeqiri. Në tre takimet e këtij sezoni Milano ka fituar dy herë, në kampionat 2-1 dhe në Kupë 1:0, kurse takimi i dytë i Kupës përfundoi 0-0. Në Kratovë, ekipi shqiptar i Renovës do të përballet me Sileksin. Nga ky udhëtim kaltërebardhët janë optimist se mund të kthehen me tri pikë të reja. Futbollisti Agron Memedi i cili deri tani katër herë i ka shënuar gol Sileksit, andaj shpreson se një gjë e tillë do të ndodh edhe të dielën.
Ndeshjet:
Rabotniçki - Napredoku
Pobeda – Vardari
Sileksi – Renova
Metalurgu – Milano
H.Turnova – Makedonija GJP
E Premte, 07 Nentor 2008