E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Mbretit Mourinho nuk i ze bese Barcelones

Si një specialist i vjetër, ai nuk ia zë besën paraqitjeve të dobëta të rivalëve.

Jose Mourinho i trembet Barcelonës, përpara ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit, që do të luhet në “Nou Camp”.

Barça paraqitet në “El Clasico” pas humbjes me Milanin në Champions, ndërsa ka 11 ndeshje që pëson gol.

“Kur përballesh me një rival të këtyre dimensioneve, momenti si ata paraqiten nuk ka rëndësi. Kemi luajtur në verë, në javët e fundit të sezonit dhe tani në mes të aktiviteteve. Mendoj se kjo nuk vlen aspak”.

Pas ankesave të zv.trajnerit Roura për gjyqtarin e ndeshjes, nuk mund të mungonin ironitë me kundërshtarët.

“Preferoj të zbatoj mësimet e nxjerra nga Barcelona në të kaluarën. Pra, për ‘fair play’ në lojë, të mos flasim me gjyqtarin, të mos i bëjmë presion, mos të simulojmë dhe mos të tentojmë me çdo kusht që rivalët të ndëshkohen me kartonë. Dhe natyrisht të luajmë një futboll të mirë si ata”.

Ndeshja do të luhet në orën 21:00. Për këtë duel, te Reali kthehen në dispozicion mesfushori Xabi Alonso dhe sulmuesi Karim Benzema. Barça ka avantazhin e golit jashtë fushe, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›