Durres reshjet shkaktojne permbytje ne qender e periferi

Vetëm disa ore shi në Durrës për tu bllokuar rrugët dhe sheshet kryesore te qytetit si dhe periferia.
Ujerat kane vërshuar neper rruge e trotuare, duke shkaktuar jo pak probleme për kalimtaret e automjetet.
Bllokimi i pesetave, si dhe mungesa e kanalizimeve ka bere qe rrugët te përmbyten, por në një gjendje shumë të keqe kanë qenë dhe lagjet e parikonstruktuara, të cilat nuk kanë asnjë lloj kanalizimi, kryesisht ne zonën e plazhit e Shkozetit.
Zona me problematike mbetet ajo e kryqëzimit pranë stacionit te trenit, rrethrrotullimi i Shkozetit si dhe disa lagje të tjera ne zonën e Plazhit.
Për pasoje është bere kaos në trafik, ku automjete të shumta janë detyruar të qëndrojnë të bllokuara për disa minuta rresht