E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majlinda Kelmendi kercenon Kosoven

Një kampione kërcënon.

Në fakt është vetëm ultimatumi më i fundit.

Majlinda Kelmendi duket e zhgënjyer nga trajtimi që i bëhet nga qeveria e Kosovës. Medalistja e xhudos i dha ultimatum krerëve të shtetit të plotësojnë kërkesat e saj.

Në të kundërt, xhudoka do të vendosë të përfaqësojë një shtet tjetër.

Kelmendi pretendon që shpërblimet për triumfet në arenën ndërkombëtare të parashikohen me ligj, diçka që deri më tani nuk ka ndodhur.

Qeveria ka 10 ditë afat për të gjetur mënyrën që kërkesa e saj të plotësohet.

Kërcënimi i 21-vjeçares nga Peja erdhi vetëm pak ditë pas medaljes së artë në turneun “Grand Prix” të Duseldorfit.

Ajo ka bërë të ditur se ka oferta mjaft të mira në aspektin financiar nga tre shtete, që po tentojnë ta bindin të garojë me flamurin e tyre.

Vetëm pak kohë përpara Olimpiadës “Londër 2012”, Majlinda Kelmendi kishte refuzuar një ofertë shumë joshesë nga Kazakistani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›