E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Mbretit fiton Valencia

Valencia hodhi një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë, pas fitores 2-0 në fushën e Osasunas.

Golat e Dani Parejos dhe Roberto Soldados hipotekojnë kualifikimin e skuadrës, që sipas kalendarit në turin tjetër mund të ketë si kundërshtar Realin e Madridit.

Fitorja në stadiumin “Reyno de Navarra” në Pamplona ishte e dyta radhazi për Valencian në drejtimin e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

Në të dyja rastet, “viktima” ka qenë Osasuna, kundërshtar të cilin “Los Che” e kishin mposhtur edhe gjatë fundjavës në kampionat.

Faza e 1/8-ave të Kupës së Mbretit do të vazhdojë sot në mbrëmje me pesë ndeshje, ku në fushë zbresin Barcelona, Reali i Madridit, Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›